E Diel, 1 Nëntor 2026

Zukorlic: Serbët janë vetëvrasës patologjikë!

Myftiu Muamer Zukorlic

Një kandidat për president në Serbi, gjatë fushatës së tij i ka quajtur serbët popull vetëvrasës.
Myftiu Muamer Zukorlic ka premtuar se nga Serbia do të krijojë Emiratet e Bashkuara Serbe, nëse zgjedhet kapedan i anijes serbe që po fundoset.
Nuk bëj shaka edhe kur qeshi. Ja, le të ma japin shansin dhe do ta tregojë këtë praktikisht. Për disa vite nga Serbia do tjua bëjë Emiratet e Bashkuara Serbe. Vetëm në një rast shumica serbe nuk do të më zgjedhë në qoftë janë armiq për veten e tyre, ka thënë Zukorlic.
Ai u tha serbëve se me programin e tij mund ti mbrojë nga boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, e të gjitha grupet e tjera etnike. Dhe, nëse është e nevojshme edhe nga NATO”!
Me Vladimir Putinin nuk jam diçka i afërt, por kisha gjetur mënyra që të merrem vesh edhe me të. Nga të gjithë ata mund të mbrohem, por nuk mundem nga vetja e tyre, nëse ai është vetëvrasës. Nëse dikush vendosë që diçka të shkatërrohet, nuk mund ta ndali, se këtë edhe shkenca e ka vërtetuar, ka thënë myftiu në mitingun e Sjenicës, i cili e krahasoi Serbisë me varkën që luhatet, të dëmtuar e të thyer në disa vende.
Ljajici kundër myftiut
Rasim Ljajic, kreu i Partisë Social Demokratike të Serbisë, tha se prokurorët dhe policia duhet të kishin  reaguar ndaj veprimeve antishtetërore të myftiut, por se po shihet se ai e ka mbështetjen e disa strukturave shtetërore në Beograd.
Nuk e di nëse ai punon për policinë, apo policia për të, thotë Ljaic.
Kur është fjalë për Myftiun Muamer Zukorlic, këtu do të ndihmonte shkenca më shumë, e ndoshta shpjegimi se ka qenë nën stres për shkak të pjesëmarrjes së dobët në tubimet e tij tha  kreu i PD-së në Serbi.
/ Telegrafi /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›