Makina del nga rruga, plagoset shoferi

Foto ilustruese
Një person ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor të ndodhur paraditen e sotme në Lushnjë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Klubi i shoferit, ku automjeti me targa TR 96 56 P, ka përfunduar jashtë rruge.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, Besmir Zeqiri, 27 vjeç, nga Kamza.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lushnjës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Dyshimet e para janë për tejkalim të shpejtësisë. / G.N.