E Shtunë, 31 Tetor 2026

I gjithë Ballkani do integrohet në BE

Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë Karl Shvancerberg, vendi i të cilit ka presidencën e Bashkimit Europian ka deklaruar se i gjithë Ballkani duhet të integrohet në këtë Union. Shvancerberg, gjatë fjalimit përpara Këshillit të Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) theksoi se Ballkani Perëndimor është njëri nga prioritetet e Çekisë në krye të BE-së. "Gjithë Ballkani duhet të integrohet në BE. Kur flasim për Unionin kjo do të thotë se e tërë Europa duhet të integrohet. Kjo duhet të bëhet gradualisht dhe nuk është e mundur brendëa një nate", është shprehur Shvancerberg. Shefi i diplomacisë çeke, kujtoi se deri tani ka pasur një valë të madhe të zgjerimit të BE-së, duke shtuar se është me rëndësi të vazhdojnë aktivitetet për përmbushjen e parakushteve për përfshirjen e vendeve ballkanike. Duke folur para përfaqësuesve diplomatikë të 56 vendeve-anëtare të OSBE-së, kryediplomati çek nënvizoi se prioritetet e vendit të tij gjatë kryesimit të BE-së janë partneriteti me Europën Lindore, Ballkanin Perëndimor, marrëdhëniet transatlantike dhe siguria energjetike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›