E Shtunë, 31 Tetor 2026

I gozhdojnë me pyetje

Komisioni Europian ka përgatitur një draft të pyetësorit për studimin e fiziblitetit, që çon në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Në këtë dokument, institucioneve të vendit u kërkohet të japin shpjegime të detajuara për gjithçka. Express sjell pyetjet e Komisionit, të cilave, me dinamikën e tanishme, vështirë se mund t’u jepet përgjigje pozitive për një kohë të gjatë.

Pyetësori i Komisionit Europian për studimin e fizibilitetit për Kosovën, i siguruar nga Express, është një rëntgen i detajuar, ku institucionet e Kosovës do të duhet të zbulojnë ndoshta edhe ato që nuk kanë dëshirë.

Marrë parasysh volumin e madh të pyetjeve dhe kërkesave që Komisioni Europian u drejton institucioneve të Kosovës, ato do të kenë një punë të lodhshme në ofrimin e përgjigjeve të detajuara për secilën kërkesë. Skanimi që BE synon t’i bëjë Kosovës para se të propozojë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit përfshin shumë fusha.

Komisioni Europian kërkon të dijë më shumë rreth kornizës së legjislacionit dhe politikave, kornizës institucionale, zbatimit praktik të legjislacionit dhe politikave, funksionimin e institucioneve si dhe një vetëvlerësim se sa afër është Kosova me standardet e BE’së.

Ky pyetësor, me 35 faqe përmban pyetje dhe kërkesa të detajuara, e që është i ndarë në tre kapituj, ka për fokus kriteret politike, kriteret ekonomike dhe aftësinë për të marrë përsipër obligimet që dalin nga MSA.

Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshem te Gazetes Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›