E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviq: Serbët nuk bisedojnë pa Beogradin

Sapo të krijohet Qeveria e re në Beograd, do të emërohet një Këshill qeverisës, i cili do të zëvendësojë organet e zgjedhura së fundi në zgjedhjet ilegale lokale në Zveçan dhe Zubin Potok, ka paralajmëruar Oliver Ivanoviq.

Ai për “Tribuna Shqiptare” ka thënë se ‘kryetarët kryengritës’ nuk kanë asnjë mundësi për të kundërshtuar Beogradin. Ndërkohë, Ivanoviq ka thënë se Prishtina mund të kërkojë partnerë për bisedime nga radhët e serbëve lokalë në veri, por ka vlerësuar se shumica e banorëve nuk pranojnë të bisedojnë pa qenë i pranishëm edhe Beogradi.

Sipas Ivanoviqit, Rada Trajkoviq alarmoi pa nevojë për forcimin e partisë së Ivica Daçiqit, pasi sipas tij, politika ndaj Kosovës është pika ku më së shumti pajtohen politikanët serbë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›