E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, mazhoranca miraton privatizimin e Albetrol

Edhe pse diskutimi për privatizmimin e Albpetrol ka mbajtur të ndezur debatin gjithë ditën, në seancën plenare, mazhoranca nuk ka arritur të bindë opozitën që të japë votën pro këtij projekti, që hap dritën jeshile për këtë privatizim.

Kryeministri Berisha ka ftuar opozitën që të votojë këtë ligj pasi do të kthehet në vlera për qytetarët shqiptarë, ndërsa ironizoi duke thënë se nafta nuk është pasuri partiake.

Por për kreun e grupit socialist Gramoz Ruci privatizimi i Albpetrol sjell qëndrim ndryshe edhe brenda
mazhorancës.
 

Mazhoranca dhe opozita kanë debatuar ashpër, sa i përket ligjit për hidrokarburet që parashikon privatizimin e Albpetrol.
Megjithatë Kuvendi ka miratuar me 71 vota të mahzorancës dhe 49 kundër të opozitës privatizimin e Albpetrol. Po ashtu Parlamenti miratoi 111 vota pro pr/ligjin "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", ndërsa ra në sy vota kundër e deputetit socialist, Bashkim Fino.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›