I hidhet banane, R.Karlos: Nuk do luaj më futboll
Hedhja një banane në fushë nga ana e një tifozi të klubit rus Krilia Sovetov, ka bërë që Roberto Karlos të deklarojë se do të largohet nga futbolli.
Ai braktisi menjëherë fushën në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën, ndërsa sot është shprehur se po mendon të varë këpucët në gozhdë. “E lashë fushën, sepse nuk kisha më asnjë dëshirë për të vazhduar të luaja”, deklaroi 38-vjeçari, që luan me Anzhi në Premier Ligën Ruse.
Federata Ruse ka bërë të ditur ditën e sotme se do të ndërmarrë sanksione të rënda ndaj klubit për aktet raciste të tifozëve të tij, por kjo nuk e ka ndalur inatin e brazilianit Roberto Karlos.
Ai është bërë viktimë e racizmit për herë të dytë që kur ka shkuar në Rusi. “Jam i indinjuar nga sjellja e këtij tifozi, që nuk më fyeu vetëm mua, por të gjithë ata që ishin në fushë. Shpresoj që Federata, FIFA apo UEFA ta vlerësojnë në mënyrë korrekte atë që ndodhi dhe të mos e tolerojnë”, tha braziliani. Një ngjarje e ngjashme atij i ndodhi edhe në mars, ndaj Zenitit.
(a.h/A.Latifi/BalkanWeb)