E Diel, 1 Nëntor 2026

I hoqën gabimisht shpretkën, gjyqi i jep 100 mijë euro

Gjykata e Vlorës ka dëmshpërblyer në shumën e 100 mijë euro një pacient, i cili ka humbur shpretkën dhe një pjesë të zorrës së trashë nga një operacioni i “gabuar” i mjekëve të spitalit të këtij qyteti. Gjykata e Vlores konfirmon se vendimi u mor dy ditë më parë nga gjykatësi Fuat Muka, i cili detyroi spitalin rajonal të Vlorës të dëmshpërblejë pacientin Paskal Nesturi. Më 16 mars 2010 Paskal Nesturi kishte mbërritur në spitalin e Vlorës, ku për shkak të krizave të forta në bark, mjekët e operuan menjëherë duke i hequr shpretkën. Duke mos i dhënë siguri për jetën, Nesturi udhëtoi drejt Greqisë. Ndërkohë që bluzat e bardha vërejtën se heqja e shpretkës ishte e panevojshme. Pas kthimit nga Greqia, Nesturi iu drejtua gjykatës së Vlorës me një padi kunder spitalit rajonal të Vlorë. Ndërkaq, Drejtori i Spitalit Rajonal te Vlore Besnik Elezi tha per ora neës se asnje grup ekspertesh nga mjeksia ligjore e Tiranes nuk ka nënvijëzuar këtë akuzë ne spitalin e Vlores. Ai e cilëson te pa baze këtë pretendim për disa arsye.
Në raportin e ekspertëve të mjekësisë ligjore janë konstatuar "gabimet" e mjekëve të spitalit të Vlorës, të cilët kanë kryer ndërhyrjes kirurgjikale të shtetasit Paskal Nesturit. Bazuar në prova Gjykata e Vlorës vendosi të pranojë kërkesën e Paskal Nesturit dhe ta dëmshpërblejë atë në shumën e 100 mijë eurove për dëmin e shkaktuar. Nga ndërhyrja e padrejtë kirurgjikale pacientit i është shkaktuar paaftësi e përhershme për punë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›