E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e biznesmenit në Korçë, policia po heton disa pista

Ngushtohet lista e të dyshuarve për vrasjen e biznesmenit korçar Marsel Grabocka.

Pas marrjes në pyetje të familjarëve dhe personave të njohur të tij, policia e Korçës ka ngritur edhe një pistë të re hetimesh. Sipas informacioneve dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh pasi dyshohet se Grabocka tranportonte klandestinë në shtetin grek.

Policia e Korçës ka nisur hetimet për veprimtarinë e tij në shtetin grek ku ka kërkuar edhe mbështetjen e homologëve të cilët janë duke verifikuar nëse emri i Grabockës mund të ekzistojë si person i përfshirë në veprime joligjore dhe është duke verifikuar të gjithë aktivitetin privat të tij.

Ndërkaq ende nuk është përjashtuar nga policia edhe një vrasje si pasojë e borxheve pasi viktima njihej si frekuentues i rregullt i lojrave të fatit prej disa vitesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›