E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahia: Janë asgjesuar 20.653 tonë municione gjatë 2010-ës

Për vitin 2010 janë asgjesuar 20.653 tonë municione dhe lëndë plasëse. Por gjithashtu gjatë viti që lamë pas janë eksportuar jashtë vendit tonë edhe 7 për qind të municioneve që janë në gjendje të mirë. Zv.ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia në një deklaratë për shtyp ka vënë theksin në asgjesimin e municioneve të rrezikshme.

Sipas Spahisë vendi ynë ka trashëguar 194 mijë tonë municione pas 1992 dhe 70 mijë tonë muncione të tepërta do të asgjesohen për tre vjet.

Ndërkohë që për vitin që lamë pas është punuar sipas zv.ministrit të mbrojtjes edhe në zhvendosjen e depove të municioneve larg qendrave të banuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›