Elbasan, plagoset 45 vjeçari, nuk dihen arsyet
Plagosje me armë zjarri në lagjen "5 Maji" në Elbasan ka ndodhur pak minuta më parë.Sipas të dhënave për “Ora News”, mësohet se shtetasi Artur Biba , 45 vjeç është plagosur me pistoletë nga persona ende të pa indetifikuar. Tashmë i plagosuri ndodhet në Spitalin e Elbasanit.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë që deklarohet se nuk dihen shkaqet e plagosjes. Autori është shpallur në kërkim.