Pogradec, grabitën argjendarinë, arrestohen nga policia

Policia e Korçës ka vënë nën pranga dy persona të cilët akuzohen për vjedhjen e një argjendarie në Pogradec. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Nardi Xhukellari 31 vjeç dhe Halil Xaka nga Kruja 29 vjeç të cilët grabitën para 4 ditësh një argjendari në qytetin e Pogradecit.
Sipas policisë të dy të arrestuarit të maskuar dhe me armë rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme pasi kërcënuar shitesen kanë grabitur bizhuteritë si dhe një sasi të konsiderueshme lekësh. Pas kërkimeve të policisë 2 të rrinjtë janë arrestuar dhe gjatë hetimeve ka rezultuar se dy të arrestuarit kanë qënë persona me precedentë penal.
Sipas policisë Xhukellari ka qënë i dënuar më parë me 5 vjet burg për vjedhje ndërsa Xaka është akuzuar për dhënie ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit dhe trafikim femrash. Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar tyre janë gjetur maskat si dhe pistoletë e tipit bereta së bashku me karikatorin si dhe 3.6 gr lëndë narkotike.