E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Gërdecit shtyhet për 15 herë

Ka nisur me shtyje për vitin 2011 seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit. Së bashku me këtë seancë në total janë 15 seanca të një pasnjëshme që janë shtyrë që nga dhjetori i 2010-ës dhe shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve si dhe në një rast edhe e gjyqtares Fatmira Hajdari. Madje edhe seanca e ditës së premte është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit Behar Pipero i cili ka sjellë një raport duke sqaruar mungesën e tij për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe mosvazhdimin e seancës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i prokurorisë ku prokurori Genci Qano i ka kërkuar gjykatës të lajmërojë të pandehurin Lavdi Shatro i cili mbrohet nga avokati Pipero për mungesën e këtij të fundit i cili ka qenë shkak për shtyrjen e tre seancave të gjyqit. Madje jo vetëm kaq, prokurori ka kërkuar nga gjykata të verifikojë perzencën e avokatit Behar Pipero në seanca të tjera në gjykatën e Tiranës dhe nëse do të lind nevoja do të kërkojnë edhe hetim për të. Por më pas kanë nisur edhe debatet ku avokati Arben Prifti ka kërkuar që të mos vendoset në diskutim raporti i kolegut të tij pasi ai është lëshuar nga institucioni përkatës. Pas këtyre diskutimeve kryesusi i trupit gjykues Ritvan Hado ka shtyrë seancën për tragjedinë e Gërdecit ku janë të akuzuar 29 të pandehur mes tyre edhe katër të arrestuar, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli e Sokol Ngjeçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›