E Diel, 1 Nëntor 2026

I humbur prej 1 javeadoleshentigjendet në Durrës

KRUJE- Gjendet 6 dite pas largimit nga shtëpia 14 vjecari nga fshati Thumanë i Krujës. Policia bën të ditur se 14-vjecari Leonard Lena është gjetur në një lagje në qytetin e Durrësit. Pas kësaj policia njoftoi menjëhere familjarët për vendndodhjen e djalit të tyre. Sipas familjarëve, Leonard Lena më 27 maj është nisur për në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Babai i tij Ndue Lena në një intervistë për NEWS24 tha se kishin kërkuar në të gjitha zonat në Lezhë dhe në Durrës ku kanë të afërm, ndërsa pas denoncimit ne polici edhe uniformat blu nisen kërkimet.
Pas marrjes në pyetje djaloshi 14 vjecar ka thënë se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia dhe kjo ndodhte për herë të dytë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›