KLD shpall vendet bosh nëpër gjykata

TIRANE-Këshilli i Lartë i Drejtësisë shpalli vendet vakante në të gjitha gjykatat e vendit. Gjatë një mbledhjeje të gjatë, pa praninë e medias, institucioni më i lartë i drejtësisë ka marrë dje disa vendime të rëndësishme për sa i përket funksionimit të sistemit gjyqësor në vend. Gazeta Shqiptare meson se mbledhja ka nisur me ceremoninë e betimit të gjyqtarit Genti Shala, i cili u dekretua nga Presidenti i Republikës si anëtar i Gjykatës së Apelit. Pas një diskutimi të gjatë, anëtarët e KLD-së kanë vendosur përcaktimin e vendeve vakante në gjykatat e rretheve, të cilat do të vihen në dispozicion të 8 magjistratëve, kandidatë për gjyqtar, të cilët kanë mbaruar vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës 2008-2009. Magjistratët do të dërgohen në gjykatat e Lushnjës, Kukësit, Krujës, Përmetit, Pogradecit, Tropojës etj.
Sipas burimeve per Gazeta Shqiptare, lista do t’i dërgohet Shkollës së Magjistraturës me qëllim që të diplomuarit të shprehin preferencën e tyre për emërimin. Gjithashtu janë shpallur vendet vakante për pozicionin e kryetarit në gjykatat e Kavajës, Fierit, Kukësit, Lushnjes dhe Dibrës. Për të kryer përkohësisht detyrën e kryetarit të gjykatës së Kavajës u delegua Arben Mullaj; po në këtë detyrë, përkohësisht në gjykatën e Fierit u delegua Taulant Banushi. Vakant është shpallur dhe vendi i kryetarit të gjykatës së Apelit Vlorë. KLD-ja ka shpallur gjithashtu dhe pesë vende vakante në gjykatën e Tiranës; një në gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda dhe tre të tjera në gjykatat e rretheve. Anëtarët e institucionit më të lartë të drejtësisë kanë diskutuar në lidhje me strategjinë sektoriale të Drejtësisë dhe vendosën të miratojnë sugjerimet e grupit të punës, për t’ia përcjellë më pas për kompetencë Ministrisë së Drejtësisë. Në përfundim u vendos ngritja e një grupi pune për hartimin e ndryshimeve në rregulloren e KLD-së dhe rregullores për procedimin disiplinor të gjyqtarëve.
(d.b/BalkanWeb)