E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e KE diskuton sot p/rezolutën e dy raportuesve

Asambleja Parlamentare e Këshillit te Evropës diskuton sot projekt-rezolutën për Shqipërinë të hartuar nga dy raportuesit Jako Lakso dhe Devid Uajlshajër. Debatit në Asamble i parapriu seanca e pyetje-pergjigjeve ne Komisionin e Monitorimit me perfaqesues te maxhorances dhe opozites shqiptare. Zevendespresidenti i Asamblesë Zhan Klod Minjo, pas kësaj seance, deklaroi se partite politike ne Shqiperi duhet të sillen më me përgjegjshmeri për të drejtuar vendi. Sipas tij, politika shqiptare duhet të deshmojë qe nuk ka nje krize, por thjesht probleme kontestimi.

“Politika e "karriges bosh" nuk eshte e mire dhe besoj se per shkak te
ndryshimeve pozitive qe kane ndodhur gjate dekades se fundit ne
Shqiperi, opozita duhet te kuptoje se  duhet te respektohen rregullat.
Ka parregullesi, por me thoni kush eshte sot vendi pa parregullesi
zgjedhore?!”, deklaroi Minjo.

Ne projekt rezolutën e 2 reporterëve, u paraqitën gjithashtu sugjerimet
per zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi. Qeverisë i kerkohet të
ngrejë një komision parlamentar hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit,
ndersa opozites të kthehet në Parlament dhe të kontribuojë për ecurinë e
reformave.
Nga ana tjetër, ftohet presidenti Topi të ushtroje rolin e tij si
negociator mes paleve. Pas diskutimit pritet qe projekt-rezoluta te
kaloje në votë.

Alsat

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›