E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jepet lamtumira e fundit policit në Durrës

Ceremonia

Përcillet për në banesën e fundit, pas homazheve, punonjësi i policisë rrugore që ra në krye të detyrës. Në homazhet që u zhvilluan në Pallatin e Kulturës morën pjesë zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, prefekti i Qarkut Durrës, Genci Alizoti, drejtues të institucioneve vendore, efektiva të Policisë së Qarkut Durrës, familjarë e qytetarë durrsakë. Në fjalën e mbajtur, drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Aleks Hajdari, tha se Kastriot Aliaj shërbeu me përkushtim për 28 vjet në Policinë e Shtetit. Gjatë ceremonisë së varrimit, në nderim të tij u mbajt 1 minutë heshtje dhe më pas u qëllua në ajër me breshëri armësh në shenjë lamtumire. Pas ceremonisë mortore, drejtues të policisë e të pushtetit lokal kryen një vizitë në shtëpinë e ish-punonjësit të policisë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›