E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jepet lamtumira e fundit studiuesit Gjergj Zheji

Miq dhe të afërm ndanë kujtimet për një njeri të jashtëzakonshëm, i cili do t`i mungojë letarave të gjuhës shqipe. Gjergj Zheji ishte një nga personalitetet e kulturës shqiptare, që dha kontribut në disa fusha. Ai do të mbetet i pari studiues që ka realizuar një monografi për jetën e Andon Zako çajupit.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe studiuesi Aurel Plasari tha se Gjergj Zheji do të kujtohet nga të gjitha moshat, që nga fëmijëria ku lexohen “Aventurat e Pupagjeli”, deri në moshën e pleqërisë ku lexohet “Mosha e Platonit”. “Ai u ka ofruar këtë ushqim fisnik shqiptarëve për t'a kujtuar në gjitha stadet e moshës së tyre dhe besoj se është një gjetje për t’ia pasur zili, sepse jo të gjithë ia arrijnë të përmbushin këtë gamë ushqimi shpirtëror për popullin e tyre”, u shpreh ai.

Në punën e Gjergj Zhejit spikasin studimet për metrikën shqipe, me një vlerë të padiskutueshme, studimet për folkorin, një varg shkrimesh kritike. Ndër veprat letrare të përkthyera nga Gjergj Zheji, dhe që mbahen mend mirë nga lexuesi shqiptar përmenden “Rinoceronti” nga Eugene Ionesco, “Përallat e Car Sulltanit” nga Aleksandër Pushkin, “Metafizika e dashurisë” nga Artur Shopenhauer, “Ekzistencializmi është humanizëm” i Zhan Pol Sartit, “Aventurat e Hekelber Flintit” i Mark Tuein etj. Një kontribut të jashtëzakonshëm zënë veprat e tij studimore për folklorin, të cilin e cilësonte, “filozofi e popullit shqiptar”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›