I jepet sot lamtumira e fundit ish-presidentit italian Scalfaro
ROMË- Mbahet sot në kryeqytetin italian, Romë, ceremonia funebre për ish-presidentin e Italisë, Oskar Luixhi Scalfaro, i cili u shua mesnateën e të shtunës në shtëpinë e tij në moshën 93-vjeçare.
Ndër të parët që kryen homazhe për ish-presidentin e ndjerë ishin presidenti i senatit, Renato Schifani dhe Xhanfranko Fini. Ndëkrohë një rradhë e gjatë njerëzish është vendosur pranë kishës Sant Exhidio ku po mbahet ceremonia mortore.
Presidenti italian Xhorxhio Napolitano deklaroi se Scalfaro kishte qenë protagonist i jetës politike demokratike në Itali, shembull i koherencës ideale dhe integritetit moral. Edhe Papa Benedikti 16 u lut për shpirtin e ish presidentit të Italisë për të cilin u shpreh se kishte qenë një shërbëtor zemërgjërë i institucioneve italiane.
Edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi dërguar kreut të shtetit italian, Napolitano, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Skalfaro.
Në mesazhin e Topit ndër të tjera thuhet se ish presidenti Skalfaro ka lënë gjurmë të thella jo vetëm në vendin e tij por edhe në jetën politike europiane. Ai ka qenë një mik i madh i shqiptarëve. I zgjedhur vetëm dy ditë pas masakrës së Kapaçit, ku humbi jetën gjykatësi i famshëm Giovanni Falcone, me familjen dhe eskortën e tij, Skalfaro udhëhoqi vendin në kalimin mes Republikës së Parë dhe të dytë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi mesazh ngushëllimi: Scalfaro, mik i madh i shqiptarëve