Studimi, femrat parkojnë më saktë se meshkujt
LONDER - Një studim i fundit në Britani tregon se femrat janë më të afta për të parkuar makinën, në krahasim me meshkujt.
Rezultatet e studimit, të publikuara në tabloidin Daily Mail, hedhin poshtë çdo mendësi të ngulitur se femrat nuk janë të afta në drejtimin e makinës.
“Edhe pse femrat harxhojnë më shumë kohë për të parkuar, ato parkojnë saktë dhe janë më të vëmendshme për të gjetur një vend të lirë për automjetin e tyre.”- theksohet në studim.
Në përgjithësi një femre i duhen 21 sekonda për të parkuar makinën, në krahasim me meshkujt që harxhonë vetëm16 sekonda.
Studimi u bazua në një test parkimi të projektuar nga specialisti Neil Beeson.
“Jam mjaft i habitur nga rezultatet, sepse në përvojën time burrat kanë qenë gjithmonë nxënësit më të mirë. Por faktet flasin qartë nuk janë gënjeshtër." - tha Beeson.
(er.nu/BalkanWeb)