Lunacek: Çdo zgjidhje në veri konform planit Ahtisari
PRISHTINE- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek në një intervistë për Radio Dukagjinin deklaron se zgjidhja e vetme për veriun e Kosovës është pakoja e Ahtisarit, ndërsa shprehet kundër referendumit të paralajmëruar të serbëve me 14 dhe 15 shkurt, ku banorët e atjeshëm do të përgjigjeshin nëse iu besojnë ose jo autoriteteve të Prishtinës.
“Unë mendoj se asnjë referendum në atë pjesë nuk do të ishte dobiprurës. Serbët në veri duhet të shikojnë atë se çfarë shkruan pakoja e Ahtisaarit, edhe nëse nuk iu pëlqen. Ata mund të kenë struktura të veta brenda territorit të Kosovës, mund të kenë autonomi, mund të mbajnë zgjedhje por të gjitha këto duhet të jenë konform asaj që shkruhet në Planin e Ahtisarit”, ka thënë Lunacek.
Sipas saj, serbët e Kosovës kanë kërkesa që nuk i përkrah as Qeveria e Serbisë.“Do të ishte shumë dobiprurëse nëse ata mbështeten në këtë plan dhe nuk kërkojnë gjëra që nuk i mbështet as Qeveria e Beogradit”, ka theksuar Lunacek.
(ma.ar/BalkanWeb)