E Diel, 1 Nëntor 2026

I kapen 2 kg heroinë, pranga 37-vjeçarit

Lajmi bëhet i ditur nga policia kufitare e Gjirokastrës, e cila me anë të një komunikate sqaroi se "heroina e ndarë në dy pako, u gjet e fshehur në hapësirën mes dy sediljeve të para, në automjetin taksi AA 407 BK, në pronësi të Sokol Dulla, 37 vjeç, lindur dhe banues në Berat, tashmë i ndaluar. Gjatë arrestimit të transportuesit, u shoqëruan dhe katër pasagjerë, të cilët më pas u lanë të lirë".

Policia po punon për të saktësuar origjinën e heroinës, ndërsa destinacioni ishte Athina (Greqi).

Provat material kundër 37-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë./Start/

                                                                                             2012-05-03 11:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›