E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, Nano merr mbështetjen e Dules

Ky takim vjen në vazhdën e takimeve që ish-lideri i PS, ka ndërmarrë me krerë të forcave politike në vend, ku ka kërkuar mbështetje në ambicien e tij për kreun e shtetit. Më parë Nano ka takuar Kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, Kryetarin e PS-së, Edi Rama dhe kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Në përfundim të takimit, Dule tha se “Ne e kemi mbështeturZ. Nano që në momentin e parë të shpalljes së kësaj iniciative. Nano ka futur një energji pozitive në politikën shqiptare. Të gjithë ne kërkojmë një jetë politike pozitive e cila ti japë vendit energji për përmbushjen e objektivave...Vota jonë, ashtu si edhe në vitin 2007, do të jetë pro kandidaturës së z. Nano. Forcat politike këtë klimë duhet ta institucionalizojnë me zgjedhjen e Nanos në krye të shtetit”.

Ndwrsa Nano menjwherw pas takimit me Dulen, tha se “Procesi po gjeneron gjithnjë e më shumë konsensus në mbështetje”.

I pyetur për firmëtarët (janë të nevojshme firmat e 20 deputetëve) që do të propozojnë kandidaturën e Nanos në Parlament, ish-kryeministri shqiptar tha se “ky është problemi im i fundit”.

Nano tha se në ditët në vijim do të takohet edhe me dy liderët e partive parlamentare që kanë mbetur, me Kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha./Start/

                                                                                             2012-05-03 13:05
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›