E Diel, 1 Nëntor 2026

Invalidët kërkojnë “ndihmë” nga Fyle

Ata shprehën indinjatën e tyre lidhur me nivelin e ulët të zbatimit të të drejtave të njeriut. Ata shprehën shqetësimin për mos përmbushjen e rekomandimit të 11-të të Komisionit Evropian.

“Rekomandimi 11 ende nuk është prekur dhe nuk është marrë asnjë masë për zbatimin e tij,përkundrazi masat e marra deri tani kanë përkeqësuar situatën dhe janë larguar më shumë objektivave të tij. Politika e re e shpalosur nga Ministria e Punës në kuadrin e ligjit integral ka vendosur në fokus shfuqizimin e ligjeve ekzistuese. Ky fokusim po justifikohet si një kërkesë e domosdoshme e KE dhe e Konventës së OKB-së. Kjo është një alibi cinike pasi as rekomandimet e KE dhe as Konventa nuk kërkojnë shfuqizimin e ligjeve edhe përkeqësimin e të drejtave,përkundrazi Konventa Evropiane e të drejtave të njeriut”, thuhet në reagimin e Këshillit Kombëtar te personave me Aftësi të Kufizuar.

Nëpërmjet protestës, këto kategorinë thonë se iu dërgua mesazhe të qarta Brukselit e Tiranës së poetika aktuale e ndjekur në fushën e PAK është drejt rritjes së përjashtimit shoqëror nëpërmjet shfuqizimit të ligjeve që përcaktojnë programe mbështetëse në fushën e lëvizjes, komunikimit, punësimit, edukimit dhe rënies së standardit social ekonomik.

“Sot ju kërkua komisionerit Fyle që të mundësohet informimi i qeverisë shqiptare që ka bërë në Bruksel për realizimin e objektivit numër 11. Heqja dorë nga politikat denigruese ndaj Shoqatave Kombëtare përfaqësuese të personave me Aftësi të Kufizuar, ndryshimi i kursit politik në reformat ligjore”, thuhet më tej. Në këtë protestë ishin pjesëmarrës që të gjithë drejtuesit e organizatave të aftësisë së Kufizuar, Avdulla Omuri nga invalidët e punës, Mybere Prizëreni nga Shoqata e para e tetraplegjikëve,Vangjeli Duka, Shoqata e prindërve në ndihmë të handikapatëve mendorë,s i dhe nga Shoqata Anad e njerëzve që nuk dëgjojnë e flasin, dhe një sërë organizatash të tjera. /Start/

                                                                                             2012-05-03 14:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›