E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp: United një test i madh për ne

Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ata do të përballen me një test të vështirë gjatë këtij vikendi kundër Manchester United.

Redknapp thotë se do të jetë një detyrë e vështirë të nxjerrë rezultat pozitiv gjatë të dielës, por shpreson se ekipi i tij do ta përmirësojë lojën.

“Është një ndeshje e madhe. Ata janë një ekip i mrekullueshëm. Njerëzit i përmirësojnë ndeshjet kundër tyre. Ata janë në majë, një ekip i klasit, të pamposhtur këtë vit. Njerëzit thonë se ata nuk luajnë mirë, por ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje ende, andaj nuk luajnë as keq”, ka thënë Redknapp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›