Mediu Bashkepunim me BE-ne per mjedisin
Ministri i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave zoti Fatmir Mediu zhvilloi nje takim pune me komisionerin e Bashkimit Evropian per Mjedisin z. Poticnik. Ne kete takim merrnin pjese drejtues te larte te Ministrise se Mjedisit ambasadorja e Shqiperise ne BE perfaqesues te akredituar te Shqiperise ne Bruksel etj. Gjate takimit i cili u zhvillua ne nje fryme miqesore dhe te perzemert ministri Mediu e vuri ne dijeni komisioneri Poticnik ne lidhje me zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi perfshi ketu edhe ne fushen e mjedisit. Ministri Mediu theksoi punen voluminoze qe eshte bere per sa i perket perafrimit te legjislacionit shqiptar me ate te standardeve me te zhvilluara evropiane. Gjithashtu ministri e njohu komisionari Poticnik edhe me miratimin nga ana e parlamentit te ligjit Per menaxhimin e integruar te mbetjeve. Duke i quajtur ujerat dhe peshkimin nje ceshtje shume te rendesishme per mjedisin por edhe efektet ekonomike ne vend ministri Mediu e njohu komisionerin Poticnik edhe me ngritjen per here te pare te nje sekretariati teknik per ujerat. Nga e tij komisioneri Poticnik duke vleresuar punen e bere nga MMPAU ne mbrojtje te mjedisit dhe zhvillimit te qendrueshem u ndal ne tri pika paresore ne gjykimin e tij Ligji i mbetjeve eshte nje ligj ne perputhje te plote me prioritete politike te BE-se per mjedisin madje ai eshte me i avancuar se edhe ne disa vende te BE. Per qeverine shqiptare eshte e rendesishme zbatimi korrekt i kuadrit ligjor ne pergjithesi dhe i ketij ligji ne vecanti. Debati politik ne Shqiperi per ceshtje te ndryshme mjedisore eshte i dobishem por ky debat tani duhet ti lere vendin zbatimit rigoroz te ligjit dhe ai nuk duhet te jete pengues per zbatimin e ketij ligji. Ne fund te ketij takimi u ra dakord qe grupet e punes te MMPAU dhe te Komisionit Evropian te bashkepunojne per te hartuar axhenden e aktiviteteve te perbashketa ne nivel kombetar dhe rajonal.