Krasniqi niset në vizitë zyrtare në Bullgari
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të ketë takime të nivelit të lartë, përfshirë kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin bullgar.
Sikur njofton Zyra e Informacionit e Kuvendit, në delegacionin kosovar janë edhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti, Sabri Hamiti e Slobodan Petroviç, si dhe këshilltarët Mehmet Hajrizi e Skënder Reçica. Delegacionin do ta shoqërojë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Sofje, Ariana Zherka-Hoxha.
Gjatë kësaj vizite kreu i Kuvendit të Kosovës, do të takohet me kryetaren e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Cecka Caçeva, me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov, me ministrin e Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit, Trajço Trajkov, me Komisionin për Politikën e Jashtme dhe Mbrojtjen të Kuvendit bullgar.
Gjithashtu, Krasniqi do të vizitojë edhe Sallën plenare dhe do të nënshkruhet në librin e miqve zyrtarë të Kuvendit Popullor.
I shoqëruar nga kryeparlamentarja bullgare Caçeva, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të vendos kurorë lulesh para monumentit të “Ushtarit të panjohur” dhe do t’i bëjë një vizitë turistike pjesës së vjetër të qytetit Plovdiv.