Moratinos injoron Kosovën

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos ka filluar të martën vizitën dyditëshe në Ballkanin Perëndimor.
Diplomati spanjoll miniturneun e tij ballkanik e ka nisur me vizitën në Shkup, ndërsa gjatë pasdites ai ka udhëtuar drejt Beogradit.
Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Spanjës thuhet se vizitën e tij në rajon Moratinos do ta përmbyllë me Malin e Zi.
Sipas këtij njoftimi, Ministri i Jashtëm i Spanjës, e cila është kryesuese e BE’së, as kësaj here nuk do të udhëtojë në Prishtinë duke i qëndruar kështu besnik qëndrimit spanjoll për mosnjohje të Kosovës.
Para disa ditësh, Moratinos bashkë me Zëvendëssekretarin Amerikan të Shtetit, James Steinberg, ka qëndruar në Sarajevë, ndërsa javë më parë bashkë me Presidentin e BE’së, Herman Van Rompuy, kanë injoruar Konferencën e Brdos, ku ka qenë e pranishme edhe Kosova.
Diplomati spanjoll gjatë qëndrimit në Beograd ka takuar Ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremic dhe Ministrin e Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, me të cilët ndër të tjera ka biseduar për Samitin e Sarajevës, në përpjekje për të gjetur formulën që Kosova dhe Serbia të marrin pjesë në këtë samit.
Ambasadori i Spanjës në Beograd, Inigo de Palacio Espana, ka konfirmuar për gazetën serbe “Blic” takimin tripalësh, duke mos dhënë detaje për përmbajtjen e këtij takimi.
Ambasadori spanjoll, po ashtu, nuk ka përjashtuar mundësinë për përfshirjen e Turqisë në gjetjen e zgjidhjes për Samitin e Sarajevës.
“Nuk do t’i kursejmë përpjekjet për të arritur këtë synim me ndihmën e kolegëve nga BE’ja dhe të gjithë partnerëve në rajon”, ka thënë ai.
Sido që të jetë, edhe pse spanjollët deklarohen për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, ata kanë një qëndrim të ashpër ndaj pavarësisë së Kosovës. Spanja ka deponuar deklaratë kundër pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Në njoftimin e MPJ’së spanjolle për miniturneun e Moratinos janë vendosur edhe monografitë e Maqedonisë, të cilën Spanja e njeh si IRJM, Serbisë dhe Malit të Zi. Në monografinë për Serbinë, përfshihet edhe Kosova si pjesë e saj.
Ndikimi spanjoll
Analisti i ICG’së, Naim Rashiti, thotë se Spanja po mban pezull një numër prej 20-25 njohjesh të reja nga Amerika Latine dhe është bërë partnere e Beogradit në shumë lëvizje diplomatike. Ai nuk pret njohje nga Madridi edhe së paku 2-3 vjet
Mosnjohja e Kosovës nga pesë shtete të BE’së është bërë një pengese reale për rritjen e njohjes ndërkombëtare për Kosovën, perspektiven e saj europiane, fuqizimin më të shpejtë të Kosovës si shtet në aspektin ndërkombëtar si dhe për mbështetjen direkte të BE’së për shtetin e ri, thotë Naim Rashiti, analist i Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG).
Secila nga pesë shtetet e BE’së që nuk e kanë njohur Kosovën, e ka peshën e vet, por, sipas tij, mosnjohja nga Spanja dhe Greqia ka ndikimin më të madh negativ.
“Qiproja, Sllovakia apo edhe Rumania janë më pak të rëndësishme se Spanja dhe Greqia. Me njohjen e Kosovës nga këto dy të fundit, tri të tjerat do të kenë shumë më pak ndikim në zhvillimet rreth Kosovës”, ka thënë Rashiti, në një bisedë për Express.
Hulumtuesi i ICG’së nuk pret që Spanja të lëvizë drejt njohjes së Kosovës së paku edhe nja 2-3 vjet. Kur është në pyetje Madridi, nuk bëhet fjalë vetëm për njohje më pak për Kosovën.
“Spanja po mban pezull një numër prej 20-25 njohjesh të reja nga Amerika Latine dhe është bërë partnere e Beogradit në shumë lëvizje diplomatike që po ndërmerr Beogradi. Spanja është njëri prej mbështetësve kryesorë të Beogradit në lidhje me Kosovën dhe rrjedhimisht penguesi kryesor për EULEX’in”, ka thënë Rashiti.
Megjithëkëtë, ai thotë se opozita e sotme në Spanjë është më afër për ta pranuar Kosovën. “Nëse ata vijnë në pushtet pas zgjedhjeve, atëherë gjërat mund të ndryshojnë”.
Ai vlerëson se njohja nga Greqia do të thoshte shumë, sepse, mes tjerash, do të kompletonte mozaikun e njohjeve nga vendet e rajonit. “Po qe se këto dy shtete njohin Kosovën, gjërat do të lëvizin shumë më shpejt në Bruksel dhe në lidhje me EULEX’in. Duhet theksuar qartë se BE-ja edhe e ndarë rreth Kosovës dhe si konsensus ka gjetur veprimin në kuadër të Rezolutës 1244”, ka thënë Rashiti.
Por, as nga Greqia ai nuk pret të ndryshojë qëndrimi së shpejti. “Fokusi i tyre është në Qipro dhe marrëdhëniet me Turqinë, e pastaj emri me Maqedoninë”.
Zyrtari i ICG’së vlerëson se shtetet e fuqishme perëndimore, sidomos ato evropiane, kanë dështuar që të bëjnë më shumë presion në qeverinë e Spanjës. “Këto shtete duhet kritikuar po ashtu për mosmaterializim më të madh të përkrahjes së tyre për shtetin e Kosovës, të cilin e kanë njohur”, ka thënë Rashiti.