Viza e njohjeve, nga GJND

Më shumë se dy vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pesë nga njëzet e shtatë shtete të Bashkimit Europian ende nuk e kanë njohur shtetin e ri.
Aktualisht nuk ka shenja se ato janë duke menduar për të ndryshuar këtë qëndrim.
Ish-ndërmjetësi në bisedimet për statusin e Kosovës, Ambasadori Albert Rohan thotë se gjërat do të ndryshonin nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të deklarohej qartë në favor të legjitimitetit të pavarësisë. Por ai nuk pret që opinioni i GJND’së të jetë plotësisht në anën e Kosovës.
Rohan mendon se pesëshja refuzuese mund të ndryshojë qëndrim nëse Serbia pajtohet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Ambasadori austriak shpreson se Prishtina dhe Beogradi do të bisedojnë për çështje praktike për të vendosur marrëdhënie normale fqinjësore.
Express: Ambasador Rohan, a ka shpresë që pesë shtetet e BE’së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të ndryshojnë qëndrimin pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë?
A. Rohan: Nëse opinioni është shumë i qartë në favor të legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës, atëherë ka gjasa. Por, kjo varet plotësisht nga përmbajtja e opinionit. Nëse opinioni është i mjegullt, jo shumë i qartë, atëherë kam frikë se nuk pritet që ato pesë shtete të ndryshojnë shpejt.
Express: Deri kur mund të vazhdojnë këto pesë shtete të mos e njohin Kosovën, duke marrë parasysh se janë 22 shtete të tjera të BE’së që tashmë e kanë bërë këtë?
A.Rohan: Nuk ka limit kohor. Gjërat mund të ndryshojnë nëse në këto shtete vijnë qeveri të tjera, nëse numri i njohjeve rritet, nëse Kosova pranohet në organizata të tjera ndërkombëtare, nëse Serbia ndryshon mendjen. Teorikisht janë disa arsye pse ato pesë shtete do të ndryshonin qëndrimin. Por, sigurisht se nëse opinioni i GJND’së është shumë i qartë duke thënë se pavarësia ka qenë plotësisht legjitime, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, atëherë do të ishte e mundshme që ato të ndryshojnë. Por kjo ka pak gjasa të ndodhë.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në Express...