E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emmy perplaset me makine nga i dashuri kosovar

Elsina Hidersha kengetarja e re e cila nga fansat e saj njihet me emrin Emmy ndodhet ne gjendje te rende ne reanimacionin e Spitalit Ushtarak te Tiranes pasi eshte perplasur me makine nga i dashuri i saj biznesmeni Aziz Kelmendi nga Kosova i njohur si nje nder biznesmenet e fuqishem te hoteleve dhe restoranteve i cili eshte arrestuar nga policia e kryeqytetit qe ka filluar hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave te kesaj ngjarjeje te rende. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga burime te policise se Tiranes sipas te cilave ngjarja ne fjale ka ndodhur oret e vona te mbremjes se te shtunes kur Elsina Hidersha eshte perplasur me makine ne rrethana ende te paqarta nga i dashuri i saj Azis Kelmendi. Kengetarja Emmy eshte transportuar me urgjence per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ku aktualisht ndodhet ne gjendje te rende ne reanimacionin e Spitalit Ushtarak ku mjeket nuk jepnin siguri te plota per jeten e saj. Nderkohe kane qene sherbimet e Komisariatit numer 1 te Policise se Tiranes dhe strukturat e hetimit te Drejtorise se Qarkut qe kane bere shoqerimin e biznesmenin kosovar te hoteleve e restoranteve si autor te ngjarjes. Nga te dhena policore mesohet se ky i fundit eshte justifikuar me faktin se pas nje grindjeje per motive te dobeta ka qene vete 21-vjecarja e cila ka tentuar te hyje me force ne automjetin e tij dhe per pasoje ajo eshte terhequr zvarre dhe perplasur gjate tentatives se vete atij per tu larguar me makinen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›