I kerkuari per droge ne Itali kapet ne Tirane
TIRANE - Forcat e Policise se Tiranes kane arrestuar dje nje 33-vjecar te kerkuar nga autoritetet e policise italiane per trafik droge. Astrit Salihi lindur dhe banues ne Shkoder ra ne pranga pasi Gjykata e Shkodres ka vendosur masen e sigurise arrest ne burg me 11 tetor te vitit 2010. Sipas policise kjo mase eshte dhene pasi Astrit Salihi me vendimin e dates 4 tetor te vitit 2007 te Gjykates se Torinos ne Itali eshte shpallur fajtor dhe eshte denuar per trafik lendesh narkotike. Vendimi i formes se prere i Gjykates se Torinos e ka denuar shkodranin Salihi me 8 vjet heqje lirie. Sipas njoftimit te Policise se Tiranes mesohet se ne zbatim te perfitimeve ligjore 33-vjecarit i kane mbetur per te vuajtur edhe pese vjet burg per vepren penale te trafikimit te lendeve narkotike kryer ne bashkepunim. Burime nga policia thane se arrestimi i tij u krye nga oficeret e kerkimit te policise se Tiranes te cilet e mbanin ne vezhgim prej rreth dy muajsh. Arrestimi u krye gjate nates duke gdhire dita e djeshme dhe menjehere ai u transportua drejt Shkodres ku do te kryhen edhe veprimet e metejshme hetimore. Mesohet se per arrestimin e Salihit jane njoftuar edhe autoritetet italiane te cilat jane shprehur se do te nisin menjehere procedurat per ekstradimin e tij drejt Italise. Per ndalimin e 33-vjecarit u krye edhe nje operacion nga policia dhe forcat speciale ne qytetin e Shkodres ku u kontrolluan bizneset e tij por nuk u arrit arrestimi.