E Diel, 1 Nëntor 2026

I kthehet makina Gatusos, iu grabit nga shqiptarët

TIRANë- Makina e futbollistit të Milan Gatuso eshte kthyer në vendin e origjiniës, Itali së bashku me gjashtë automjete të vjedhura nga shqiptaret ne disa vende te Europes. Automjetet janë kthyer në vendet e origjinës, falë bashkëpunimit të Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë me autoritetet e këtyre vendeve. Zyra e shtypit pranë Prokurorisë së Përgjithshme njoftoi sot se tre automjete ishin të tipi Mercedes E320, E 280 dhe A140, dhe të tjerat të tipeve Range Rover, Porche Carrera, Volkswagen Eos. Katër prej shtatë automjeteve, sipas të njëjtit burim, rezultuan të vjedhura në Itali dhe njëri prej tyre, ai i tipit “Range Rover”, është në pronësi të futbollistit të njohur të Milanit, Gennaro Gatuso. "Përkatësisht në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Prokurorinë e Rretheve Gjyqësore Tiranë dhe Shkodër janë kthyer respektivisht automjetet e mëposhtme: • Automjeti tip “RANGE ROVER” në pronësi të shtetasit Italian Gennaro Gatuso, Automjeti tip “----- PORCHE CARRERA”,  Automjeti tip “----- “ MERCEDES E320” ,  Automjeti tip “BENZ MERCEDES E 280”, beri te ditur ne nje njoftim per shtyp Prokuroria. Kurse në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze dhe Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Tiranë dhe Tropojë janë kthyer respektivisht automjetet e mëposhtme: Automjeti tip “BENZ MERCEDES A140” ,  Automjeti tip “VOLKSWAGEN EOS"."Automjetet u gjetën në bashkëpunim me prokuroritë e rretheve Shkodër dhe Tropojë", përfunduan burimet e Prokurorisë së Përgjithshme. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›