Taksistet ne proteste: Stop konkurences se pandershme
TIRANE- Taksistët e licensuar kanë protestuar sot paradite në qendër të Tiranës për konkurrencën e pandershme që iu bëhet nga mjetet e palicensuara, por edhe për probleme të tjera që lidhen me dhënien e licencave. Ata këkojnë zgjidhje nga institucionet shtetërore, përfshi këtu bashkinë, në të kundërt, paralajmërojnë se do të vazhdojnë grevën, duke bllokuar shërbimin taksi deri në plotësimin e kërkesave të tyre. “Për kërkesat tona që janë tepër minimale nga institucionet nuk ka asnjë reagim. Kërkesat tona janë heqja nga qarkullimi i taksive pa licensë dhe bllokimi i dhënies së shërbimit të taksisë dhe liberalizimi i saj”- tregon një protestues. “Po licensohen persona të cilët nuk kanë as patentat përkatëse e as dëshmitë e taksistit.” - denoncon nje taksist tjeter. Kjo është e disata herë që taksitët e licencuar protestojnë kundër konkurrencës të pandershme që iu bëhet nga mjetet e tjera, e cila po i con drejt falimentimit (NEWS24/BalkanWeb)