I kthyer ne firme piramidale arrestohet mashtruesi i borxheve
Ka qene denoncimi i tre personavete demtuar nga mashtrimi i Julian Spahi-t 36 vjecarit nga Lapraka qe ka vene ne pranga kete te fundit pas perfitimit te nje sasie parash te kryera me ane te mashtrimit. Lajmi eshte bere i ditur dje nga te dhena te policise se kryeqytetit sipas te cilave mesditen te merkures sherbimet e parandalimit dhe te hetimit te krimit te Komisariatit te Policise Nr.6 Tirane realizuan kapjen e 36-vjecarit. Policia tha se arrestimi i tij u krye sepse ne ngarkim te tij jane depozituar kater kallezime penale nga disa shtetas te cilet deklarojne se shtetasi i lartpermendur ne Kombinatit ne kohe te ndryshme i ka vjedhur me ane te mashtrimit nje shume te konsiderueshme parash te cilat ja ka kerkuar ne forme borxhi dhe me pas nuk ja ka kthyer me. Aktualisht sherbimet e hetimit te krimit po punojne me tej per te zbardhur te gjitha mashtrimet e kryera nga ky shtetas nderkohe qe ftohen qytetaret te mashtruar dhe te demtuar te paraqiten per te depozituar kallezimin e tyre ne Komisariatin e Policise Nr.6 Tirane. Gjithashtu gjate kontrollit personal ju gjet nje arme e ftohte thike te cilen e mbante pa leje. Materialet ne ngarkim te tij do ti kalojne Prokurorise se Tiranes per konsumim te vepres penale te Mashtrimit.