Program per edukim ne shkolla burgje dhe paraburgim
Ne shkolla burgje ne ambientet e paraburgimit dhe spitale do te kete staf te vecante i cili do te merret me edukimin ne kuader te parandalimit te HIV-AIDS. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise eshte marre nje vendim qe parashikon ofrimin e programeve te parandalimit dhe te kujdesit per personat qe jetojne me HIV/AIDS me ato per personat e painfektuar. Gjithashtu kerkohet te garantohet konfidencialiteti mos stigmatizimi e mos diskriminimi i personave qe jetojne me statusin e HIV/AIDS-it. Ne kete program perfshihet ofrimi i informacionit per abstinencen nga marredheniet seksuale perdorimin e prezervativit besnikerine ndaj partnerit sigurimin e trajtimit te pershtatshem mjekesor per infeksionet seksualisht te transmetueshme shmangien e kontaktit me gjakun dhe aplikimin e masave universale lidhur me ndihmen e pare. Gjithashtu do te sigurohet informacion per rolin e drogave abuzimin seksual dhe perdhunimin rolin e infeksioneve seksualisht te transmetueshme ne transmetimin e HIV/AIDS-it si dhe krijimin e mundesise qe keto ceshtje te jene te qarta e te kuptueshme.