I kujt do të mbetet faji për legalizimet e gërmadhave?
Autori i Lajmit: red.
Me shpatullat e tij, Avniu e përfundoi edhe një kat. Fshatari që ndërton ditë e natë dhe ngre katet e vilës së tij, nuk e di rrezikun, nuk arrin ta shohë se ku fshihet thellë nën themel “magjia e keqe” që do t ia hedhë në tokë si krimbi bimën. Ai e shikon atë vetëm kur i plasariten muret. Dhe nuk është vetëm ai; 80% e popullsisë që ndërton vetë, nuk ka sensibilitetin minimal se nga rrezikohet një ndërtim. Në vend të interesimit për sigurinë e banesave, njerëzit interesohen për legalizimin e tyre dhe për të vazhduar katet e lëna përgjysmë. (Ja, sa bukur po nxjerr fletë të reja bima!) Nesër, pasnesër shtëpia e Avniut do të legalizohet. Lotë gëzimi do të rrjedhin. Por, kur të fillojë të shkasë shtëpia, ankthi do të marrë përmasa më të mëdha se para legalizimit. Dhe ai nuk do të ketë se kujt t i ankohet. Njerëzia dhe bashkia do t i thonë: “Ç ke që ankohesh? Fqinjit tënd ia prishën fare se aty ishte në plan të bëhej një kopsht, pesë shtëpi më tutje i zuri rruga. Ti po mërzitesh për ca plasaritje”. Njerëzit nuk e peshojnë shumë rrezikun. Shpesh i dëgjon të thonë: “Çfarë fati të kemi”, ose “Tërmeti është punë e Perëndisë. Nuk i ruhesh dot”. Por nuk është tamam kështu: Ndërtimet e bëra duke llogaritur cilësinë e terrenit dhe me konstruksion të fortë do të qëndronin në këmbë qoftë edhe me dëmtime të lehta, kur ato të dobëtat të bëheshin shuk si letra apo kartonë. Specialistët e sizmiologjisë paralajmërojnë se ka shumë kohë pa rënë tërmete të fortë dhe një ditë do të ndodhë. “E tërmeti që është në vetvete një revolucion, do të hedh në tokë të kalburat dhe do të lërë në këmbë të fortat duke e mësuar shoqërinë se duhet të ndërtojë më mirë”, siç thotë sizmologu prof. Shyqyri Aliaj.
Kështu që ajo që konsiderohet rreziku i prekjes nga plani urbanistik, nuk do të ishte e keqja më e madhe. Deri më tani, njerëzit kanë ndërtuar si dhe ku kanë dashur, nuk ka pasur një barrikadë proceduriale “shtetërore” për legalizimin e ndërtimeve edhe mbi një kriter tjetër (veç atij urbanistik) siç është siguria e tyre (mjaftohet tek falsiteti i një letre që konsiderohet “studim i kryer”). Nëse nuk ndryshon kursi, mund të të presim të legalizohen gërmadhat e ardhshme.
Ndërtimet e palegalizuara dhe pa studime reale gjeologjike nuk duhen legalizuar. Në momentin që shteti jep lejen, në një mënyrë ai i thotë qytetarit: “Ndërtimi yt është në rregull dhe unë të garantoj me këtë ndërtim”. Por kur atij t i ndodhë fatkeqësia, do të kërkohen me policë inxhinierët apo do të fajësohet edhe vetë qytetari se “ti vetë e ke ndërtuar pa pyetur për terrenin”. Natyrisht që ka edhe shteti përgjegjësinë e vet në këtë mes, pasi një legalizim prone i thotë qytetarit: “Jeto aty se shtëpia jote është e sigurt”. Por shteti edhe këtë herë do t i lante duart si Pilati. Kur sot ai nuk po ndihet përgjegjës, kur shtëpinë tënde e ndërton një firmë që është licencuar prej tij, sa do të ndihej për një ndërtim të ngritur fshatçe?
Në Gërdec vazhdojnë të jetojnë, ata që patën dëmtime të lehta të shtëpive, por edhe ata të tjerët, që po i ndërtojnë nga e para. Në një rreze të caktuar, ndërtimi është ndaluar, por zërat e specialistëve ka kohë që thonë se rreziku ekziston në një rreze më të gjerë. Qeveria nuk guxon t u thotë këtyre njerëzve: “Largohuni prej aty dhe mos u ktheni më!”, sepse ajo vetë nuk ndihet e aftë t ua ofrojë atyre alternativën që do t i bindte për të lëvizur. Në këto kushte zbaton parimin e pashkruar: “Mos përhap panik kur nuk ke zgjidhje”. Qeveria shkon me shpresën se ç pati për të ngjarë, ngjau dhe sa të jemi ende ne, mbase nuk do të ndodhë më. Ndërsa, pasi kjo qeveri të mos jetë më dhe fatkeqësia të përsëritet, bie fjala pas 10 vitesh, secili nga ata që duhet ta thotë sot fjalën, do të mendonte: “Deri atëherë, qofsha shëndoshë për vete”.
Qeverisësit e këtij vendi dhe ata para tyre nuk kanë nevojë të jenë largpamëse për të parashikuar fenomenet (Ata kanë një mekanizëm të veçantë të menduari që e mbyll ciklin me vitet e mandatit, janë si qiraxhinjtë e këqij). Pas çdo fatkeqësie bëjnë zhurmë, replika, reagojnë, premtojnë, bëjnë plane që e dinë që dalin jashtë kohës së qeverisjes. Edhe kur bëjnë sikur fillojnë një punë, gjërat harrohen rrugës. Këtu askush nuk mendon seriozisht për të nesërmen e njerëzve. Shembulli i Gërdecit tregoi se nuk ka shumë shpresa për ata që jetojnë në ndërtime të pasigurta.
Specialistët e gjeologjisë thonë se shteti është kujtuar tepër vonë, se në këto 15 vjet janë bërë kaq shumë ndërtime që nuk mund të zhbëhen më dhe vendi nuk ka fuqi për ta hedhur tej këtë minë me sahat në themelet e shtëpive tona, që nuk dihet se për ç kohë është kurdisur. Nuk është e mundur të prishësh dhjetëra e qindra ndërtime e të strehosh mijëra njerëz në banesa të reja. Eshtë tepër vonë dhe përsëri, më mirë vonë se kurrë: Së paku të ndalen ndërtimet e tjera me rrezik shembjeje, që e keqja të mbetet në përmasat e sotme e të mos marrë përmasa të reja. Ky do të ishte lajmi më i mirë brenda lajmit të keq.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2008