Si mund ta fitoni pensionin e invaliditetit
Autori i Lajmit: red.
“Mjeku i ekspertizës bën të gjitha verifikimet që nevojiten për dokumentacionin mjekësor, ballafaqon fletë-drejtimin me kartelën klinike të shtrimit apo shërbimit ambulator, cakton datën e paraqitjes për në KMCAP ose përgatit shkresën zyrtare, nëse personi nuk plotëson kushtet për pension invaliditeti. Dosja i dorëzohet Kryetarit të Degës së Përfitimeve, brenda 5 ditëve kalendarike nga dita e marrjes në dorëzim. Kryetari i Degës së Përfitimeve i paraqet për firmë Drejtorit të DRSSH-së shkresën për ALSSH, sipas rastit, për të njoftuar kërkuesin për datën e paraqitjes për në KMCAP ose për refuzimin e kërkesës për pension invaliditeti”
Pensionet e invaliditetit të të gjitha llojeve që parashikon ligji nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, caktohen në bazë të kërkesës me shkrim, sipas formularit tip bashkëlidhur dhe dokumenteve të përcaktuara në rregulloren e re. Kërkesa për pension plotësohet në ALSSH nga vetë personi, në prani të pritësit, në tri kopje, nga të cilat kopja e parë shoqëron dosjen, kopja e dytë i jepet personit dhe kopja e tretë ngelet në ALSSH, duke u ruajtur për një periudhë kohe deri në një vit. Fletë kërkesa në këtë moment shërben edhe si fletë inventari e dokumenteve që dorëzohen. Kërkesa, së bashku me dokumentet, paraqiten në ALSSH-në e vendbanimit, sipas gjendjes civile të personit që kërkon të dalë në pension invaliditeti. Inspektori pritës i ALSSH-së është i detyruar dhe mban përgjegjësi për: pajisjen me formularin-tip të dokumenteve për pension invaliditeti; paisjen me listën e dokumenteve mjekësore, e cila është e veçantë sipas diagnozës për të cilën pretendohet pension invaliditeti; informimin dhe sqarimin e të interesuarit se kur i lind e drejta për pension, si dhe procedurën që do të ndiqet me dokumentet për pension; kontrollin nëse dokumentet e paraqitura për pension invaliditeti janë të plota, nga ana formale të plotësuara në të gjitha rubrikat, nëse kanë ose jo korrigjime, të meta, mangësi etj, nëse janë të regjistruara të gjithë dokumentet në kërkesë, janë të gjitha dokumentet mjekësore sipas diagnozës për të cilën kërkohet pension invaliditeti; sqarimin e të interesuarit, kur dokumentet kanë të meta apo kur dokumentet nuk janë të plota. Procedura e pranimit dhe regjistrimit të kërkesës për pension invaliditeti nuk fillon nëse nuk paraqiten dokumentet përjashtuese, të cilat janë çertifikatat e gjendjes civile: te lindjes, familjare, të martesës, fletë-drejtimi për në KMCAP, epikriza dhe dokumentet mjekësore, sipas diagnozës për të cilën kërkohet pension invaliditeti. Inspektori pritës, është i detyruar dhe mban përgjegjësi për respektimin e të gjitha procedurave të caktuara për inspektorin pritës në pikën I.A.b “Kërkesa për pension pleqërie”. Inspektori pritës dorëzon në fund të ditës dokumentet për pension invaliditeti te Përgjegjësi i ALSSH, i cili kontrollon procedurat, regjistron kërkesën në regjistrin e kërkesave për pension dhe me postë ose protokoll, i dërgon në DRSSH brenda ditës kur ALSSH-ja ka selinë në DRSSH ose një herë në javë për ALSSH-të e tjera. Në DRSSH, pas protokollimit, Drejtori i DRSSH-së i adreson dokumentet te Kryetari i Degës së Përfitimeve. Ky i fundit i kalon dokumentet tek inspektori përpunues, ndërsa dokumentet mjekësore te mjeku i ekspertizës. Detyrat e inspektorit përpunues në këtë rast janë të njëjta me ato të parashikuara ne kapitullin. Mjeku i ekspertizës mjekësore shprehet me shkrim për bazueshmërinë ligjore dhe shkakun nëse është aksident në punë, sëmundje profesionale apo sëmundje e përgjithshme, nëpërmjet formularit tip. Mjeku i ekspertizës bën të gjitha verifikimet që nevojiten për dokumentacionin mjekësor, ballafaqon fletë-drejtimin me kartelën klinike të shtrimit apo shërbimit ambulator, cakton datën e paraqitjes për në KMCAP ose përgatit shkresën zyrtare, nëse personi nuk plotëson kushtet për pension invaliditeti. Dosja i dorëzohet Kryetarit të Degës së Përfitimeve, brenda 5 ditëve kalendarike nga dita e marrjes në dorëzim. Kryetari i Degës së Përfitimeve i paraqet për firmë Drejtorit të DRSSH-së shkresën për ALSSH, sipas rastit, për të njoftuar kërkuesin për datën e paraqitjes për në KMCAP ose për refuzimin e kërkesës për pension invaliditeti. Përgjegjësi i ALSSH-së dërgon me postë shkresat dhe afishon datat e paraqitjes në KMCAP.
Rregulla të veçanta për kontrollin e rradhës.
Dokumentacioni dhe procedurat administrative.
1. Kërkesa për rikontroll bëhet në ALSSH tek inspektori pritës, ku paraqitet edhe vendimi i mëparshëm i KMCAP, në të cilin është përcaktuar data e paraqitjes për rikontroll dhe lista e dokumenteve mjekësore për rikontroll.
2. Personat në pension invaliditeti të pjesshëm duhet të paraqesin edhe vërtetim për llojin/natyrën e punës që kryejnë.
3. Në rastin e kërkesës për rikontroll, inspektori pritës është i detyruar dhe përgjegjës për zbatimin e të gjitha rregullave të parashikuara në këtë rregullore për rishqyrtimin e pensioneve, deri sa dosja të shkojë në DRSSH.
4. Përgjegjësi i ALSSH-së ka të njëjtat detyra si në rastin e kërkesave për pension pleqërie dhe mban përgjegjësi për respektimin e e tyre.
5. Kryetari i Degës së Përfitimeve i dorëzon mjekut të ekspertizës dosjen e pensionit, duke bërë shënimet përkatëse te fleta shoqëruese e dosjes. Mjeku, pasi verifikon dokumentacionin mjekësor, përcakton datën e paraqitjes në KMCAP.
6. Procedura për lëvizjen e dokumentacionit të dosjes është e njëjtë me atë që ndiqet kur kërkohet për herë të parë pension invaliditeti.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2008