Pallati i vdekjes, greva dhe zgjedhjet
Autori i Lajmit: red.
Problemet e shoqërisë shqiptare me ndërtuesit e saj që sollën tre të vdekur në Gjirokastër dhe një pallat të shembur përgjysmë(që pastaj u shemb i tëri nga ruspat) duket se po shuhen gradualisht në vëmendjen e mediave dhe kësisoj të opinionit publik vetëm tre ditë pasi u shfaqën. Si të thuash, po vërtetojnë atë thënien se “Në Shqipëri çudia më e madhe vetëm tri ditë zgjat. Ndërkohë, deputetët e partive të vogla, të futur në një grevë urie në Parlament për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara në Kodin e ri Zgjedhor, kanë gozhduar mendjen e shqiptarëve. Të gjithë duan të dijnë si do të përfundojë greva. Një spektakël i shëmtuar përfaqësoi në sytë e të gjithë neve vazhdimi i seancës plenare të Parlamentit në prani të deputetëve grevistë me fytyra të lodhura e të tretura. Pa dyshim kjo nuk është njerëzore. Të pyetur nga televizionet, qytetarët nuk është se janë kapur shumë pas mesazheve të grevës, pse shumica e konsiderojnë këtë akt si veprim përfundimtar të disa politikanëve që duan të ruajnë karriget e tyre dhe që e shohin se ndryshe nuk kanë të ardhshme në politikë. Megjithatë, greva po zbulon lakuriq një pazar kulisash të dy partive të mëdha për të mënjanuar me çdo mjet të vegjlit me sistemin zgjedhor spanjoll. Kjo nuk është në dobi të besueshmërise së zgjedhjeve të ardhshme 2009 dhe sigurisht që i ftoh pritshmëritë e shqiptarëve nga këto zgjedhje. Mundësia për të zgjedhur përfaqësuesin tënd nuk ka pse monopolizohet nga dy partitë e mëdha. Loja duhet të jetë e hapur për të gjithë. Prandaj e drejta është në krah të grevistëve, edhe pse ndoshta vetë këta të fundit nuk po e bëjnë këtë grevë për këtë të drejtë madhore(edhe pse shprehen kësisoj), por për interesat e tyre të ngushta politike. Sa më shumë dy partitë e mëdha i anashkalojnë grevistët(madje deputetët e PD-së dhe PS-se edhe miratuan Kodin e ri Zgjedhor pikërisht dje), aq më tepër humbin në imazhin e tyre dhe në shpresat që mund të ngjallin zgjedhjet shqiptare 2009. Por a do të jetë kjo humbje një këmbanë për partitë e mëdha, që të fusin në mill shpatat e përgjakura me të drejtat zgjedhore të më të vegjëlve? Si zor. Partitë e mëdha vërtet kanë të drejtën për të vendosur për komisionet zgjedhore, por duke hequr nga loja partinë e tretë deri diku të madhe, LSI-në, praktikisht mbysin të drejtën për garë të barabartë. Kështu që zgjedhjet tona që në nisje humbasin një përmasë thelbësore, që është barazia. Ato mund të jenë sa të duash të lira dhe të hapura, por gjithsecili do ta ketë zor t i quajë të barabarta. Ende ka fushë për t i dhënë lojtarëve të vegjël “topin e lojës”, të paktën në kriteret. Ndoshta tretja e mëtejshme e grevistëve(Zot, sa e rëndë është kjo shprehje!) do të shtyjë partitë e mëdha të rishikojnë pazarin e tyre zgjedhor. Ose ndoshta do të varet nga reagimi i qytetarëve, nga fakti se sa qindra apo mijëra prej tyre do të mblidhen në mënyrë spontane në ditët e ardhshme përpara Parlamentit, që ky ndryshim të ndodhë.
Fatos Çoçoli
Ky lajm është publikuar: 14/11/2008