Tragjedia në Gjirokastër, kryebashkiaku deponon në Prokurori
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, është thirrur dje në Prokurorinë e Gjirokastrës për të dëshmuar mbi tragjedinë e ndodhur ditën e diel në këtë qytet. Burime nga organi i akuzës bënë të ditur se Bime është i pari ndër dëshmitarët që përballet me pyetjet e hetuesve gjyqësorë dhe prokurorëve në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë në orën 13.00 të ditës së djeshme ka nisur seanca gjyqësore për 9 personat e ndaluar, nën cilësinë e përgjegjësve të ngjarjes. Ndërsa në mesditë ka dalë nga Prokuroria kryebashkiaku Bime. “U thirra në cilësinë e dëshmitarit dhe do të jem i hapur të bashkëpunoj për zbardhjen e ngjarjes. Unë do të vij në Prokurori sa herë të më thërrasin”. Kështu është shprehur Bime, sapo ka dalë nga dera e Prokurorisë. Ndërsa prokurori i çështjes, Alfred Saliu, mësohet se do të thërrasë të gjithë anëtarët e KRRT për të dëshmuar mbi ngjarjen.
Dëshmia
Burimet konfirmojnë se në Prokurori Bime ka mbrojtur veten duke thënë se ka dhënë një vendim të ligjshëm për ngritjen e këtij pallati. Pra dosja e paraqitur nga firma ndërtuese ka qenë e rregullt. Bëhet fjalë për godinën 5-katëshe që u ngrit me lejen e KRT së Gjirokastrës. Për një orë e gjysmë Bime është pyetur për gjithë dokumentet që ai ka firmosur për ngritjen e këtij objekti në lagjen “11 Janari”, që u bë shkak i vdekjes së tre personave dhe për daljen në qiell të hapur të 14 familjeve.
Trupat pa jetë
Në pjesën e pasme të pallatit forcat e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupin pa jetë të 63-vjeçares. Burime nga policia bënë të ditur se ekspertët grekë në bashkëpunim me ata shqiptarë kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas nisën kërkimet për gjetjen e 12-vjeçares Anxhela Dalani dhe nënës së saj 38-vjeçare, Valbona Dalani. Policia dhe forcat e kërkimit në Gjirokastër kanë gjetur një tjetër kufomë në rrënoja. Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i gjetur ishte i 38-vjeçares Valbona Dalani. Sipas të njëjtave burime, në vendin e ngjarjes ndodheshin forca të shumta policore dhe ato të kërkim-shpëtimit të brigadës së minierave. Lajmi konfirmohet nga drejtori i Përgjithshëm i Forcave Zjarrfikëse, Dilaver Laçi. Trupi i tretë u gjet afër vendit ku u gjet trupi i dytë. Ndërsa rreth mesditës u gjend trupi i pajetë i 12-vjeçares Anxhela Dalani. Trupi i pajetë i saj u gjend fare pak metra pranë trupit të së ëmës, Valbona Dalani.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2008