RREGULLAT DHE PROCEDURAT PËR PAGESËN E PENSIONEVE
Autori i Lajmit: red.
Pagesa e pensioneve realizohet nga institucionet e specializuara me të cilat ISSH-ja lidh marrëveshje të veçantë. Bazë për hartimin e listë-pagesës janë urdhër pagesat, të cilat lëshohen nga DRSSH-ja dhe dërgohen në qendrat paguese me protokoll zyrtar të dyfishtë. Mbi bazën e urdhër pagesës, zyrat e autorizuara për pagesën e pensioneve dhe të përfitimeve të tjera, hartojnë listë pagesat emërore dhe realizojnë pagesën e përfitimeve në favor të përfituesit sipas dispozitave ligjore në fuqi për hartimin e listë pagesave dhe për realizimin e pagesës (dhënien e likuiditeteve). Pensioni dhe përfitimet e tjera me karakter mujor, paguhen një herë në muaj. Qendrat e pagesës mund të realizojnë pagesën e përfitimeve mujore edhe mbi bazën e listë pagesave që hartohen nga Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Në këtë rast, akti zyrtar që autorizon pagesën emërtohet “Urdhër Pagese e Listuar” dhe përmban nominalisht të evidentuar në rreshta të gjitha të dhënat e urdhër pagesës individuale.Pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar paguhen në Postën Shqiptare sh.a ose në bankat e nivelit të dytë. Pagesa e pensioneve bëhet sipas dispozitave ligjore në fuqi në fushën e pagesave dhe sipas rregullave të përcaktuara në marrëveshje të posaçme të lidhur midis ISSH-së dhe agjentëve pagues të zgjedhur. Pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, të caktuara nga data 1.1.2006 e në vazhdim, me kërkesë të pensionistit, përveç postës, mund të paguhen edhe në bankat e nivelit të dytë me të cilat ISSH-ja ka një marrëveshje. Për rastet kur e drejta për përfitimin e pensionit apo përfitimeve të tjera fillon më vonë se data 1 e muajit, shuma e përfitimeve llogaritet dhe autorizohet për pagesë vetëm për ditët e tjera që mbeten nga data e caktuar deri në fund të muajit, p.sh. kur e drejta e pensionit fillon më datë 13 të muajit, atëherë pensioni llogaritet dhe paguhet për 18 ditë të muajit të parë, ndërsa për muajt e tjerë pensioni paguhet i plotë. Për efekt llogaritjeje, shuma e përfitimit mujor pjestohet me 30 ditë dhe shumëzohet me numrin e ditëve që duhet të paguhet. Kur pensioni mbyllet për shkak se pensionisti vdes ose i hiqet grupi i invaliditetit para kohe etj, nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore plotësohet urdhër-mbyllja në tri kopje, nga të cilat një kopje mbahet në DRSSH dhe dy dërgohen zyrtarisht në qendrën paguese. Mbas konfirmimit zyrtar të periudhës së fundit të pagesave të kryera, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në dokumentin “Urdhër byllje”, qëndra e pagesës mban vetë një kopje të tij, e lidh dhe e arkivon në arkivin e saj së bashku me udhër pagesën e mbyllur, ndërsa një kopje e dërgon zyrtarisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve hoqërore, nga e cila përdoret për të llogaritur diferencat apo për të kryer veprimet administrative përkatëse të mbylljes së pensionit. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe në rastet kur pensioni paguhet nga dërmarrjet, siç është rasti për invalidët e pjesshëm. Në rastet kur pensionisti që vdes nuk ka tërhequr pension mbi një muaj, pensioni i patërhequr u paguhet trashëgimtarëve sipas dispozitave të Kodit Civil dhe përcaktimeve në marrëveshjen përkatëse. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore i evidenton në Urdhërin e Mbylljes diferencat e pensionit të patërhequr, që i referohet ditëve të muajit kur pensionisti ka vdekur dhe në këtë rast, dokumenti “Urdhër Mbylljeje” merr fuqinë e një akti që autorizon pagesën e një përfitimi që duhet t i paguhet anëtarit të familjes që bashkëjetonte me pensionistin e vdekur. Në rastet kur pensioni i muajit i është paguar përfituesit përpara datës së vdekjes, diferencat e marra tepër, që i përkasin ditëve deri në fund të muajit quhen pagesa të mirëqëna dhe nuk kërkohen. Mbi bazën e akteve autorizuese, kundrejt evidentimit të shumave të autorizuara në një listë-pagese ditore, pensioni i paguhet pensionistit ose të autorizuarit prej tij, sipas dispozitave ligjore në fuqi. Ditën e caktuar për pagesë, pensionisti ose i autorizuari paraqitet në arkën ku paguhet pensioni, duke patur me vete librezën personale të pensionit dhe letër njoftimin. Në raste të tjera, me kërkesën e pensionistit, shuma e pensionit mund t i dërgohet në shtëpi. Edhe në këtë rast, rregullat financiare të hartimit të listë-pagesës dhe të pagesës së shumave janë të njëjta.
II. DOKUMENTET PER PENSION.
II/1Për pension pleqërie
A. Mosha
1. Certifikatë lindjeje me fotografi.
2. Certifikatë e gjendjes familjare.
3. Certifikate martese (vetëm për kërkueset femra).
4. Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në certifikatën familjare nuk figurojnë të
gjithë fëmijët, fakti i lindjes, martesës, apo vdekjes së tyre provohet me çertifikatë të veçantë lindjeje,
martese ose vdekjeje.
5. Fotografi për librezën e pensionit.
B. Periudha e sigurimit dhe lloji i punës:
1. Libreza e punës.
2. Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj.
3. Vërtetim për periudhën e sigurimit të lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të
Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe
të siguruarit në mënyrë vullnetare si dhe të siguruarit sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave.
4. Vërtetim gjykate për njohje vjetërsie në punë.
6. Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
7. Për personat që përfitojnë nga ligji nr.7514, datë 30.9.1991 “Për Pafajësinë, Amnistinë dhe
Rehabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë”:
a) dëshmi penaliteti;
b) vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik;
c) vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga
Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë.
C. Të ardhurat.
1. Vërtetim page sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies
së punës, sipas formularit të miratuar.
2. Vërtetim i pagës mesatare neto për 10 vitet e fundit të punës.
3. Pasqyra e printuar e pagave referuese, sipas Vendimit të Këshillit te Ministrave nr.561, datë
12.8.2005.
II/2. Për pension invaliditeti
1. Certifikatë lindjeje me fotografi.
2. Certifikatë e gjendjes familjare.
3. Vërtetim i periudhës së sigurimit (është i njëjtë si për pensionin e pleqërisë), (modeli
bashkëlidhur rregullores).
4. Vërtetim për profesionin apo natyrën e punës (për punëmarresin), (modeli bashkëlidhur).
5. Dokument mjekësor për gjendjen shëndetësore (para fillimit te punësimit).
6. Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarët që bëhen
invalidë gjatë shërbimit ushtarak.
7. Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë shkaktuar nga aksidenti në punë/sëmundje
profesionale ose sëmundje të përgjithshme (për punëmarrësin).
8. Fletë-drejtimi për në KMCAP nga institucioni shëndetësor me shtretër, fletë dalje nga spitali
dhe ekzaminimet e dokumente të tjera.
9. Vërtetim i mesatares së bazës së vlerësueshme nga 1.1.1994 deri në ditën e lënies së punës.
10. Proces verbal i aksidentit në punë.
11. Vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës, për rastet kur kërkohet të përfitohet nga
Dekreti nr.758, datë 1.4.1994 “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”.
12. Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët.
II/3. Për pension familjar
1. Certifikatë e gjendjes familjare.
2. Certifikatë vdekjeje e të siguruarit (ku të jetë shënuar dhe shkaku i vdekjes) si te pensionet e
invaliditetit.
3. Koha e sigurimit apo vjetërsia në punë dhe lloji i saj vërtetohet me të njëjtat dokumente si në
rastin e pensionit të pleqërisë.
4. Vërtetim i pagës së personit që ka vdekur (kur i ndjeri kishte apo i takonte pension pleqërie
ose kur i ndjeri kishte apo i takonte pension invaliditeti).
5. Vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimët që kanë mbushur moshën ligjore për t u punësuar
ose vetëpunësuar.
6. Vendim i KMCAP-it për paaftësinë në punë të personave të familjes në ngarkim të të siguruarit
të vdekur, kur ata janë në moshë pune.
7. Vërtetim i organeve të pushtetit lokal që në ngarkim të të vdekurit ishte një i/e ve, që mban një
fëmijë deri në moshën 8 vjeç, i cili ishte në ngarkim të të vdekurit.
8. Proces verbal që provon faktin e vdekjes nga aksidenti në punë, si dhe vendim i KMCAP, kur
vdekja është shkaktuar nga sëmundje profesionale.
9. Vërtetim i organeve të pushtetit lokal, që prindërit, prindërit e prindërve nuk kanë persona që
detyrohen t i mbajnë dhe jetonin në të njëjtën familje me atë që ka vdekur, jo më pak se një vit para
vdekjes.
Për të marrë këtë përfitim, personi duhet të bëjë kërkesë me shkrim pranë ALSSH-së, ku të
deklarojë se nuk është ekonomikisht aktiv (i punësuar ose i vetëpunësuar).
Jetimi që ka moshën ligjore për t u punësuar ose vetëpunësuar, kur nuk vazhdon shkollën dhe është
nën 18 vjeç (kur banon në qytet) dhe nën 16 vjeç (kur banon në fshat), në kërkesën për pension deklaron
se nuk është i punësuar ose i vetëpunësuar si dhe paraqet vërtetim nga Zyra e Punës.
Vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës, për rastet kur kërkohet të përfitohet nga Dekreti
nr. 758, datë 1.4.1994 "Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut".
Vërtetim nga ministria përkatëse për humbjen e jetës së pilotit në përmbushje të detyrës gjatë
fluturimit.
II/4.Për pension të posaçëm shtetëror ose shtesë pensioni të posaçëm shtetëror.
1. Certifikatë personale me fotografi.
2. Certifikatë e gjendjes familjare.
3. Vendim i Këshillit të Ministrave për caktimin e këtij pensioni apo shtesës.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2008