Kuvendi injoron grevën e deputetëve
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Janë 10 burra që në emrin tuaj dhe të të gjithë shqiptarëve janë bashkuar për të drejtën e votës së lirë, ndërsa 2 pashallarë, Berisha dhe Rama, kanë vendosur të numërojnë votat, por kjo do të ndalohet”, - tha Bakalli
Seanca e djeshme plenare, ashtu siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, është zhvilluar në prezencën e 10 deputetëve që prej 4 ditësh kanë hyrë në grevë urie. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, edhe pse me dy orë vonesë, ka nisur dhe ka vazhduar normalisht seancën plenare, pa marrë aspak në konsideratë kërkesat e grevistëve për ta mbyllur seancën. 10 deputetët grevistë ishin ulur në karrige pranë podiumit dhe ndoqën në qetësi seancën. Prej tyre foli vetëm deputeti demokristian Frrok Gjini, i cili kërkoi ndërprerjen e seancës, duke e konsideruar si një turp pjesëmarrjen e deputetëve në të. Përballë deputetëve të Kuvendit qëndronin 10 grevistët dhe një banderolë me njërin prej sloganeve të dëgjuara shpesh këto ditë, “Vota është e shenjtë”.
Protesta
Seanca e djeshme plenare, gjatë githë kohës, është shoqëruar nga protestuesit, të cilët mbërritën para Kuvendit që në orët e para të mëngjesit. Protestuesit janë përshëndetur nga një sërë deputetësh të Kuvendit, ish-deputetësh apo dhe përfaqësues të partive politike. Deputeti Gilman Bakalli, tashmë i deklaruar si një deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë, theksoi dje në sheshin e protestave se kjo është një grevë dhe një protestë në mbrojtje të demokracisë, ku të gjithë i ka bashkuar një kauzë e përbashkët. “Janë 10 burra që në emrin tuaj dhe të të gjithë shqiptarëve janë bashkuar për të drejtën e votës së lirë, ndërsa 2 pashallarë, Berisha dhe Rama, kanë vendosur të numërojnë votat, por kjo do të ndalohet, sepse të luash me Kodin e Zgjedhjeve, do të thotë të luash me vdekjen”,- u shpreh deputeti Bakalli. Protestuesve iu bashku dhe përfaqësuesja e Partisë Socialiste 91, Makbule Çeço, e cila i cilësoi deputetët grevistë të urisë dhe të gjithë mbështetësit e tyre, si flamurtarë të lirisë dhe demokracisë. Çeço e cilësoi këtë situatë si një moment në pikën e kthesës, drejt diktaturës apo drejt demokracisë. Më pas fjalën, nga podiumi i protestave, e ka marrë profesori, njëkohësisht nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Sabit Brokaj. Ai deklaroi se është shumë e rëndë kjo që po kërkohet t u bëhet shqiptarëve, ku Rama dhe Berisha kërkojnë t u mohojnë lirinë e votës, duke e kthyer demokracinë në një diktaturë. Me protestuesit ka komunikuar në linjë telefonike edhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Ai i falënderoi ata për përkrahjen e fortë që po tregojnë në mbështetje të deputetëve në grevën e urisë dhe kauzës madhore të mbrojtjes së votës së lirë. “Është vërtet një manifestim, i cili tregon mesazhin e vërtetë të qytetarëve civilë dhe të kësaj greve urie, por edhe të solidaritetit tuaj, krejt i ndryshëm nga dhuna e turpshme, që ushtroi mbrëmë Sali Berisha me konsensusin e Edi Ramës, kundër grave, kundër vajzave edhe kundër një gruaje shtatzënë, gjë që nuk është as në normat më elementare të një shteti demokratik, ndaj qytetarëve të vet, por që ka ndodhur vetëm në kohën e pushtimit nga pushtuesit. Ndaj, jemi sot më të bindur se edhe dje se kërkesat tona janë të drejta, dhe misioni ynë është një mision që u shërben qytetarëve shqiptarë dhe kjo tirani dhune duhet ndalur”, - tha ai. Protesta në mbështetje të grevës është shoqëruar gjatë gjithë kohës nga forca të shumta policore, të cilat janë përforcuar edhe më shumë rreth orës 11 të paradites së djeshme, kur pritej të niste seanca plenare.
Seanca
Pas dy orësh pritjeje, seanca plenare ka nisur normalisht. Fillimisht e ka marrë fjalën Jak Ndokaj, i cili ritheksoi edhe një herë qëllimin e deputetëve. Ndërkohë që në mbështetje të 10 grevistëve folën dhe një sërë deputetësh të majtë e të djathtë, të cilët kërkuan mbrojtjen e votës së lirë. Kështu, pro tyre u shpreh deputeti Spartak Ngjela, Gilman Bakalli, demokristiani Nikollë Lesi, deputeti i Qendrës, Durim Lamaj, socialisti Luan Memushi, por dhe deputeti i Partisë Agrare Ambientaliste, Petrit Gjoni. Nënkryetari dhe deputeti i LSI, Dritan Prifti, gjatë fjalës në Kuvend, theksoi se asnjë prej grevistëve nuk synon dhunimin e Parlamentit, por mbrojtjen e parlamentarizmit.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2008