E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne Shkoder arrestohet autori i dyshuar Sander Vukaj

Nje person i arrestuar per armembajtje pa leje, po hetohet njekohesisht edhe si i dyshuar ne lidhje me sulmin me arme ne qender te Shkodres, ku per pasoje nje person u vra dhe dy te tjere u plagosen. 
Sander Vukaj 37 vjeç u kap me nje pistolete TT ne banesen e tij ne lagjen “3 Heronjte” dhe sipas te dhenave te rezervuara mund te jete autori I krimit ku humbi jeten Aleksander Qarri 24 vjec, dhe u plagosen Leke Marku 37 vjec si dhe studenti August Begeja 19 vjec nga Gjadri. 
Nderkohe te njejtat burime thone se Qarri nuk ishte object I atentatit, por ka qenë 37 vjecari Leke Marku lindur në Mazrrek të Komunës Gur i Zi dhe banues  lagjen “Tre herojt të Shkodres”. Policia e Shkodres po heton per kete ngjarjen, per te provuar nese ka kapur autorin e vertete te krimit dhe cilat jane shkaqet e nje sulmi me arme ndaj Leke Markut, por qe per fat te keq mbeti i vrare Qarri.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›