I merr flakë makina, shpëton “për fije” i zoti
GJIROKASTER-Një mjet ka marrë flakë duke rrezikuar jetën e drejtuesit në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen muzeale të qytetit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit Hazbi Asllani ka tentuar të ndezë makinën, kur papritur mjeti tip golf me targë Tirane 11 41 J ka marrë flakë. Menjëherë i zoti i mjetit ka dalë prej tij duke i shpëtuar flakëve ndërsa ka lajmëruar zjarrëfikëset, të cilat bënë të mundur shuarjen e zjarrit, por nuk shmangën dot djegien e plotë. Fatmirësisht djegia e makinës nuk është shoqëruar me pasoja të tjera për banesat, pasi ishte parkuar shumë pranë tyre.
Sipas policisë një shkëndijë elektrike ka bërë që motorri të marrë flakë duke shkaktuar dhe djegien e tij.
(d.b/News4/BalkanWeb)