E Diel, 1 Nëntor 2026

Papandreu fton Berishën e Gruevskin në takim në Prespë

ATHINE-Tre kryeministrat, ai grek, shqiptar dhe maqedonas do të takohen brenda kësaj jave në një takim jozyrtar në Prespë.
Mediat greke raportojnë se ka qënë Kryeministri i Greqisë, George Papandreou, nismëtari i takimit që ka ftuar kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe atë të Maqedonisë, Nikola Gruevski për një takim në Parkun Kombëtar të Liqenit të Prespës. Tema e takimit do të jetë diskutimi mbi fillimin e mundshëm të një iniciativë të përbashkët për ruajtjen e rajonit të Liqeneve Prespës, e cila zë një territor në Greqi, Shqipëri dhe një në Maqedoni. Nuk dihet ende nëse do të bisedohet cështja e merit mes Greqisë dhe Maqedonisë, cështje e mbetur pezull pasi asnjë nga palët nuk pranon propozimet e njëra-tjetrës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›