E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisen në mort, aksidentohet me makinë. Plagosen 2

KUKES-Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë sot nga një aksident automobilistik pak pasi ishin nisur për të marrë pjesë në një varrim të të afërmit të tyre, që humbi jetën në punë duke ndërtuar një urë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Thirrë-Kalimash ne dalje te tunelit, pjesë e segmentit rrugor Tiranë-Kukës, pikërisht në fshatin Sang, kur makina me targa TR0014R ka dalë nga rruga duke u përplasur. Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit Ismet dhe Hajrie Muçamataj me origjinë nga Hasi.
Nga informacionet e fundit, dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Kukësit. Në Kukës po dërgohet një helikopter për t’i transportuar të plagosurit për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për trajtim më të specializuar.

Si shkak i aksidentit dyshohet ngrica e akulli në rrugë, por hetimet që kanë nisur këtë mëngjes do të zbardhin shkaqet e vërteta të ngjarjes.

Të plagosurit Mucmataj ishin të afërm të Arben Muçmatës, i cili vdiq dje tek Ura e Kolshit, pasi i ra një pjesë e vinçit, duke ndërtuar një urë. Të plagosurit ishin nisur për në ceremoninë mortore të të afërmit, të tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›