I merr furgonin për borxhin një milion
Nuk i ka kthyer borxhin dhe për këtë i ka marrë borxhliut furgonin. Kështu ka ndodhur me një 30-vjeçar nga një fshat i Gramshit. Sipas policisë, ka nisur procedimi penal ndaj Florenc Begasit, pasi i ka marrë mjetin tip furgon me targa BR9711A 39- vjeçarit Gramoz Zenuni. Konflikti kishte lindur në muajin mars të këtij viti, kur Zenuni nuk i kishte kthyer Bengasit një milion lekë, të cilat ia kishte marrë borxh që në shtator 2007.