Studenti hap zjarr në shkollë, plagoset një shqiptar
Një 19-vjeçar ka hapur zjarr mbi njerëzit që i dilnin përpara në një shkollë profesionale në Athinë dhe pasi ka lënë tre veta të shtrirë, i ka zbrazur një plumb vetes në kokë. I riu ka vdekur në spital vetëm pak minuta pas ngjarjes, ndërsa një student dhe dy persona që u ndodhën rastësisht pranë shkollës kanë mbetur të plagosur. Djali 19 vjeç ishte armatosur me dy pistoleta të kalibrit të vogël dhe pa asnjë shkak nisi të shtinte me to në drejtim të kolegëve studentë dhe të tjerëve që i dilnin përpara. Këtë fat e kanë pasur dy grekë dhe një shqiptar.
Sipas medias greke, shqiptari i plagosur është një nga dy punëtorët që u përfshinë rastësisht në këtë ngjarje, pasi punonin fare pranë shkollës në fjalë. Sipas raporteve të medias, shqiptari dhe kolegu i tij grek ishin përpjekur t‘i merrnin armët nga dora adoleshentit, sapo kishin kuptuar se çfarë kishte ndërmend të bënte ai.
Dy punëtorët kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa studenti 18-vjeçar i plagosur, ka marrë plagë serioze në gjoks dhe në dorë dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të vështirë. Kjo është hera e parë që Greqia tronditet nga një ngjarje e tillë, ndërsa policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes, si dhe po kryen kontroll në banesën e adoleshentit.
Sipas dëshmitarëve, 19-vjeçari, kishte probleme mendore dhe kishte pasur tendenca të vetëvrasjes. Në një shënim që i është gjetur në çantë shkruhej "Unë jam një egoist dhe nuk duroj dot të më kundërshtojnë". Ai vdiq vetëm pak minuta pasi ishte dërguar në spitalin Nikaia të Athinës.