Trafikantët hapin zjarr mbi policinë
Trafikantët e drogës sulmojnë me armë policinë. Fati i ka ndihmuar një grup policësh, të cilët janë gjendur nën zjarrin e automatikëve ndërsa vinin në zbatim një operacion për goditjen e një grupi kriminal. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Vuçaj të Rrethit Malësi e Madhe.
Efektivat e Drejtorisë së Policisë Shkodër kanë organizuar shërbime policore (grackë) në aksin rrugor të fshatrave Vuçaj - Bratosh, pasi kishin informacione se shtetasi Gjergj Marvukaj, i shpallur në kërkim për plagosje, dhe Sabah Vuçaj transportonin lëndë narkotike të armatosur.
Më qëllim kapjen në flagrancë të këtyre personave dhe në zbatim të Planit, punonjësit e policisë Sejfulla Metko, Erdit Rreçeku, Erzen Cera, Pëllumb Shpati, Kreshnik Gjeçka, Besnik Shima dhe Ilmi Gjona kanë shkuar në zonë. Grupi i përbërë nga punonjësit e policisë Pëllumb Shpati dhe Kreshnik Gjeçka janë futur në fshatin Vuçaj për konstatimin e mbajtjen nën vëzhgim të lëvizjeve të personave e mjeteve që lëviznin. Ndërsa punonjësit e policisë Sejfulla Metko, Erdit Rreçeku, Erzen Cera, Besnik Shima, Ilmi Gjona, janë pozicionuar në të dy anët e rrugës automobilistike afër fshatit Vuçaj.
Rreth orës 22:00, përgjatë rrugës së fshatit ka kaluar Sabah Vuçaj, i cili mbante në dorë një thes ngjyrë gri. Policët Rreceku dhe Gjona kanë ndjekur këtë person në këmbë, me dyshimin se në thes mund të kishte lëndë narkotike. Por në momentin që policët i kanë bërë thirrje të ndalojë, Sabahu u ka drejtuar menjëherë një armë zjarri automatik, duke qëlluar në drejtim të tyre me breshëri. Erdit Rreceku ka arritur t‘ia shmangë drejtimin e armës duke u përleshur më të, ndërsa në ndihmë i ka shkuar edhe polici Ilmi Gjona. Dy policët janë përleshur me personin e armatosur për disa minuta, ndërsa ai vazhdonte të shkrepte armën, fatmirësisht pa shkaktuar asnjë lëndim. Vetëm pas ndërhyrjes së policëve të tjerë, Sabah Vuçaj është çarmatosur, por ai përsëri ka bërë rezistencë duke qëlluar me grushte, me gurë, madje edhe duke kafshuar me dhëmbë policët, dy prej të cilëve kanë marrë plagë të lehta. Kur policët kanë arritur më në fund të neutralizojnë Sabahun, dy kushërinjtë e tij, Besnik dhe Mondi Vuçaj kanë nisur të gjuajnë me armë në drejtim të tyre. Vetëm ndërhyrja e befasishme e policëve Sejfulla Metko e Ilmi Gjona, ka bërë të mundur që këtyre dy personave t‘u hiqen armët nga duart.
Ndërkohë, policët treguan se edhe pasi kishin neutralizuar tre kushërinjtë e armatosur, në zonë dëgjoheshin të shtëna armësh automatike me breshëri.
Në përfundim të këtij operacioni të rrezikshëm, policia ka arritur të sekuestrojë 7 kg e 700 gramë kanabis sativa, dy automatikë model 56 dhe një automatik model 63.
Oficerët e policisë gjyqësore dhe Prokuroria e Shkodrës kanë ngritur katër akuza ndaj tre të arrestuarve: Vrasje të mbetur në tentativë në bashkëpunim ndaj forcave të policisë në detyrë, plagosje të lehtë me dashje dhe kundërshtim me forcë të punonjësve të policisë, trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.