Tragjedi në Kamzë, nëna var veten pas vdekjes së djalit
Tragjedi në një familje në Kodër-Kamzë të Tiranës. Burri, i kthyer nga kurbeti, i cili kishte shkuar për të siguruar jetesën e familjes, e në vendin e tij kishte lënë gruan dhe djalin 9-vjeçar, ka gjetur në shtëpi dy arkivole dhe asgjë tjetër. Kuja vajtuese është dëgjuar në gjithë zonën, kur zia ka rënë në familjen dibrane, e cila prej disa kohësh banonte në Kodër-Kamzë. Vetëm 9 vjeç, djali është ndarë nga jeta pas një gjendjeje gripale, ndërsa e ëma ka varur veten në ballkonin e shtëpisë, pasi nuk përballonte dot dhimbjen e madhe, për fëmijën e vetëm, që me aq vuajtje e kishte rritur. E madje, në momentet e fundit, para se të ndërmerrte aktin fatal, nëna 31-vjeçare, ka lënë të shkruar edhe motivin e vetëvarjes, duke shpjeguar se nuk e donte më jetën pa të birin, që kishte ndërruar jetë në gjumë.
Askush nuk e ka besuar, e ende të tronditur nuk mund të tregojnë dhimbjen e madhe, që i ka pushtuar. Jo më larg se dy net më parë, djali 9-vjeçar, Xhevahir Hoxha, është parë duke luajtur me shokët e tij, në oborrin e pallatit pesëkatësh, që ndodhet vetëm pak metra larg rrugës nacionale, pranë Universitetit Bujqësor. Në mbrëmje, ai ka hyrë në banesë, ku ndodhej vetëm nëna e tij, pasi gjyshja, e cila jetonte me ta, kishte pak ditë që kishte ikur në Greqi. E moshuara do të kalonte pak kohë me vajzën, që ka emigruar atje prej vitesh. E sikur të mundte, nuk do të kishte dashur kurrë të mos ishte në shtëpi, gjatë natës që mbuloi në zi familjen e tyre. Gjatë natës, mendohet se djali ka pasur ethe dhe temperaturë, ndërsa e ëma është kujdesur për të, por... duke menduar se ai do të kalonte këtë gjendje gripale, nuk e ka çuar në spital. E kështu, e ka zënë gjumi, por të mos u zgjuar më kurrë nga ai krevat, ndërsa e ëma i ka ndenjur te koka, duke shpresuar se temperatura do i binte. Por, asnjëherë s‘e kishte menduar se ai do të ndërronte jetë paqësisht në gjumë. E kur është munduar ta zgjojë në të gdhirë, për të parë gjendjen e tij, nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ka tentuar disa herë, duke e tronditur të birin, ndërsa lotët kanë filluar t‘i bien, e të qarat janë shtuar. Por, prapë asnjë shenjë jete. Më në fund, ajo e ka kuptuar se djali i saj kishte ndërruar jetë. Ka bërë lëvizje të pakontrolluara nëpër shtëpi, por nuk ka ditur si të veprojë. E në fund, dhimbja e madhe për të birin i ka treguar vetëm një rrugë, atë më të thjeshtën, por më fatalen, të heqjes dorë nga jeta e vet. Duke u dridhur e tëra, ka marrë fletoren e të birit, i cili ishte në klasën e tretë, e shokët do e prisnin në mëngjes për të shkuar në shkollë, duke shkruar me pendim. "Më vdiq djali nga temperatura, e unë.... nuk kam ç‘e dua më jetën. Pa të, asgjë nuk ka kuptim. Më mirë të vdes edhe unë. Për këtë, vendosa të var veten". Këto kanë qenë fjalët e shkruara në një nga faqet e fletores, që e ka grisur dhe e ka lënë mbi trupin e djalit. Më pas, ka marrë një litar, e ka varur në hekurin e ballkonit të katit të tretë, aty ku banon, përballë rrugës me asfalt, sipër një dyqani, që ndodhet në katin e parë. E ka vënë në hekurin, ku kishte lidhur tela për të nderur rrobat, pranë sobës, e ka bërë në formë qarkoreje, e duke përdorur një karrige... Aty ka vënë litarin në qafë dhe është hedhur nga ballkoni, që të gjithë ta shikonin kur të kalonin në rrugë për të kuptuar dhimbjen e nënës për të birin.
Në mëngjes, rreth orës shtatë, kur njerëzit fillojnë të lëvizin, një banor, ka dalë për të shkuar në plate, atje ku kërkon punë në ndërtim çdo ditë, e është tmerruar, kur përballë i është shfaqur 31-vjeçarja e varur me trupin jashtë ballkonit. Menjëherë ka njoftuar policinë dhe ka dhënë alarmin te fqinjët, të cilët kanë shkuar duke i rënë derës me forcë. Por, edhe ajo ishe e mbyllur, sikur nuk donte të hapej më për askënd. Ishte mbyllur, si për të treguar se kjo tragjedi ka mbyllur shumë jetë. Megjithatë, fqinjët nuk kanë reshtur duke përdorur lloj-lloj mjetesh, derisa e kanë hedhur poshtë atë. Por, çfarë të shihnin. Në dhomën e gjumit dergjej trupi i pajetë i djalit 9-vjeçar, ndërsa në ballkon nëna e tij. Pa vonuar shumë ka ardhur edhe policia. Ka kërkuar familjarë të dy viktimave, megjithëse ata nuk ndodheshin aty. Kishin mbetur vetëm. Më pas është kërkuar kontakti me ta, e pa vonuar, kanë mbërritur vetëm dy të afërm të burrit të kësaj familjeje. Ata kanë treguar se bashkëshorti ndodhej prej kohësh në Greqi, ku punonte, e ata jetonin me nënën e tij. Por, edhe ajo pak kohë më parë është larguar, e këto ditë do kthehej. Pa vonuar shumë, lajmi është përhapur, duke shkuar deri në Greqi, tek ai, që kur është kthyer, ka kërkuar të takojë djalin e ta shohë sa është rritur, ka kërkuar të takojë nusen e ta përqafojë. Por, ka gjetur dy arkivole, ku dergjeshin trupat e tyre. Ai ka gjetur vetëm dhimbje e zi në shtëpinë e tij, kur priste vetëm lumturi se ishte kthyer pranë familjes, ku priste..., atë që mund të priste çdo baba apo bashkëshort, atë që nuk do e ketë më kurrë pranë vetes.
Njoftimi
Policia: 31-vjeçarja u
vetëvar nga depresioni
Trupat e pajetë të gjetur në banesën e familjes Hoxha janë marrë nga policia dhe janë dërguar për kryerjen e autopsisë në morgun e Tiranës, ku ka rezultuar se djali ka vdekur nga temperatura, ndërsa nëna ka vrarë veten, e nuk ka shenja dhune. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 08.00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 u njoftuan se në vendin e quajtur Lagjja Kodër-Kamzë është gjetur e varur në banesën e saj Ruzhdie Hoxha, 31 vjeçe, lindur në Dibër dhe banuese në Tiranë, si dhe i vdekur djali i saj, Xhevahir Hoxha, 9 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet policore, si dhe grupi hetimor i përbërë nga eksperti kriminalist, eksperti mjekoligjor dhe oficerë të policisë gjyqësore. Nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale u konkludua se Ruzhdije Hoxha është vetëvarur për shkak të depresionit të shkaktuar nga vdekja e djalit të saj, i cili ka gjetur vdekjen për shkak të temperaturës së lartë.