E Shtunë, 31 Tetor 2026

I merr peng djalin, xheloz për të fejuarën

Merret peng një 6-vjeçar në
Lezhë dhe lirohet pas 24
orësh. Ngjarja e rëndë ka nisur mesditën
e dy ditëve më parë, ndërkohë
që dje është arrestuar një nga autorët
dhe është shpallur në kërkim
një tjetër. Fëmija Marselino Prenga
është rrëmbyer në banesën e tij dhe
është mbajtur peng nga Gëzim
Marku, 25 vjeç. Por, mesditën e
djeshme, forcat e policisë së Lezhës,
pas shumë negociatash me pengmarrësin,
kanë arritur të lirojnë djalin
6-vjeçar nga ky qytet. Burimet
policore lokale bënë të ditur se rreth
orës 12:20, nga ana e forcave të policisë
së Lezhës, në bashkëpunim
edhe me komisariatet e tjera të
këtij qarku, u bë i mundur lirimi i
fëmijës së marrë peng, Marselino
Prenga, banues në Kodërmalekaj.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë
lokale, i mituri ishte marrë peng dy
ditë më parë, rreth orës 15:00 nga
Gëzim Marku. Ndërkohë, gjatë lirimit
të fëmijës, ai arriti të arratisej,
por një orë më vonë u bë e mundur
kapja dhe arrestimi i 24-vjeçarit në
fshatin Gjadër, të rrethit Lezhë.
Policia tha se informacioni është
marrë nga nëna e fëmijës dhe
menjëherë në drejtim të vendit të
ngjarjes u nisën forca të shumta
policie, që kishin nisur kërkimet
dhe kanë hyrë në negociata me
pengmarrësin. Sipas policisë,
pengmarrësi është një person i
sapodalë nga burgu, i cili ishte
dënuar për vjedhje. Burimet policore
shpjeguan se motivi i pengmarrjes
ka lidhje me një miqësi
mes babait të fëmijës dhe autorit.
Sipas të dhënave, babai i fëmijës
ka qenë në burg me 24-vjeçarin,
kështu që i njihnin edhe partneret
njëri-tjetrit. Por, Marku ka pretenduar
në polici se kur shoku i tij i
qelisë ka dalë, ka pasur lidhje intime
me ish-të fejuarën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›